Panorama Sport (Albania)

Lilaj nuk "ngopet": I thellojmë edhe më shumë diferencat

& '(a d) asiste, mesfus(ori* +ë ,ëzojnë pikët

-

Fitorja me Dinamon solli arratinë e Kastriotit. Ajo u dha mundësinë krutanëve ta thellojnë diferencën me vendin e dytë në tetë pikë nga shtatë që ishte përpara këtij takimi. Pasi kaluan me sukses edhe këtë javë dhe kur kanë mbetur dhe 6 javë deri në finish, të besuarit e Nikajt janë në "korsinë" e duhur për rrugën që të çon drejt Kategorisë Superiore. Për mesfushori­n Skënder Lilaj, ndeshja e fundit solli ndoshta paraqitjen e tij më të mirë me fanellën e Kastriotit. Futbollist­i i krahut të djathtë ishte protagonis­t te të dy golat, duke dhënë asist. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", 23- vjeçari shprehet se ndihet mirë që ishte protagonis­t në këtë ndeshje, por edhe flet për ndeshjet e mbetura. Ai është i bindur se do të marrin maksimumin deri në finish, edhe pse e pranon se ndeshje të lehta sigurisht që nuk ka. "E kishim përgatitur me kujdes ndeshjen me Dinamon, pasi e dinim që ajo skuadër prodhon një futboll të bukur. Në fakt ashtu ndodhi, ata zhvilluan një ndeshje të mirë, pasi luajtën pa presion. Na shënuan të parët, por ne nuk u dorëzuam, shtuam sulmet dhe gjashtë minuta më pas arritëm të barazonim dhe, pas disa minutash të tjera, arritëm ta kthenim rezultatin në favorin tonë. Zhvilluam një lojë të mirë dhe jam i kënaqur që isha protagonis­t në dy golat e shënuar, por më i kënaqur jam për tri pikët që morëm. Por nuk mund të harroj tifozët tanë, të cilët ishin të shumtë në këtë ndeshje, ndaj dua që t'i falënderoj përzemërsi­sht për

duartrokit­jet e tyre. Shpresoj që të vazhdojnë kështu, madje të jenë edhe më shumtë në takimin e radhës. Përballja me Erzenin do të ketë vështirësi­të e veta, por me futbollist­ët që kemi në organikë, jam i bindur që do ta kalojë me sukses edhe këtë javë", u shpreh mesfushori Lilaj. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania