Panorama Sport (Albania)

Tirana në ankth, Lika ndien ende shqetësim në gju

Pezull për Apoloninë, sot do të kr)ejë rezonan5ën

- ADELA MERKO

Ilion Lika "tremb" Ti ranën. Dëmtimi që mori në gju dhe e detyroi që të linte fushën duke çaluar, nuk është aq pa gjë. Edhe pse fillimisht u mendua si një traumë pa shumë pasoja, duket se përplasja me Kopaçin në 7 { - ën minutë, mund t'i kushtojë w7-vjeçarit. Portieri ndjen ende shqetësime dhe ky fakt ka krijuar ankth jo vetëm tek ai vetë, por edhe te stafi teknik e ai mjekësor. Është vetë mbrojtësi ekstrem që e konfirmon për gazetën faktin që dhimbjet nuk i kanë kaluar, edhe pse kanë kaluar w ditë nga dita që mori goditjen. E megjithatë shpreson që gjithçka të kalojë pa probleme dhe të jetë gati për "finalet" që përcaktojn­ë edhe ngjitjen e kryeqyteta­sve në Kategorinë Superiore. Gardiani i bardhebluv­e pritet që të kryejë edhe një rezonancë magnetike ditën e sotme, e cila do të përcaktojë zyrtarisht nëse goditja e marrë kundër Tomorit, ka nevojë për regjim ose jo. Deri sa të vijnë përgjigjet finale, Lika do të jetë pezull dhe rrjedhimis­ht rrezikon Apoloninë që është ndeshja më e afërt e kryesuesve të grupit B. E vetmja gjë që shpresohet është që diagnoza e rezonancës të jetë e njëjtë me dyshimet paraprake të mjekëve të Tiranës, pasi në të kundërt për ekipin do të ishte një humbje e madhe. Portieri po dëshmon nga java në javë që vitet për të janë thjesht numra. Me pritjet e tij është kthyer në një lojtar që ofron garanci të plotë në portë. Edhe pse hera-herës, |e Maria u jep minuta portierëve rezervë, si Abibit apo }alit, sigurinë e kanë vetëm tek eksperienc­a e "veteranit". Kur kanë mbetur edhe 6 javë për t'u luajtur deri në mbyllje të këtij sezoni, te Tirana kurrsesi nuk do të donin që të humbisnin një prej "shtyllave" të ekipit, qoftë edhe për një ndeshje. Bardheblut­ë duan me çdo kusht ngjitjen në elitë, ndaj po bëjnë çmos që të marshojnë me rezultatet pozitive. Sigurisht që për të arritur këtë, trajneri brazilian duhet të bëjë llogaritë me një organikë të plotë. Sidoqoftë, mungesat do të jenë të pashmangsh­me ndaj Apolonisë. Prej numrit të kartonëve nuk do të luajë "bomberi" Junus Sentamu. Për t'u parë mbetet gjendja e Musa Muhamed dhe Albi Dokës, të cilët javën e fundit thuajse nuk u stërvitën fare.

 ??  ?? Tirana-Tomori 2-1 Çast nga ndeshja e fundit
Tirana-Tomori 2-1 Çast nga ndeshja e fundit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania