Panorama Sport (Albania)

Kër6ënime dhe llogari, kur futbolli kthehet në777 "luftë"

-

Akuza, kërcënime, përplasje dhe shumë llogari. Përtej asaj që u prodhua në fushë në ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë e Parë, lajmi më i rëndësishë­m që u prodhua ishte akuza e trajnerit dhe një lojtari të Vllaznisë B. "Do të fus plumbin në ballë", ishte shprehja kërcënuese që denoncon mesfushori shkodran Ines Isufi se është përdorur ndaj tij nga shefi i klubit të Korabit, Fehmi Mëziu. Gjithashtu, edhe trajneri i skuadrës shkodrane, Ervis Kraja, akuzoi se është ushtruar presion dhe janë kërcënuar me jetë futbollist­ët e tij në sfidën në Peshkopi. Ndërsa, Mëziu ka mohuar gjithçka, duke akuzuar teknikun shkodran si konfliktua­l dhe person që krijon probleme në çdo takim. Nëse një frazë e tillë është përdorur me të vërtetë, kjo do të ishte e frikshme. Por, deri në momentin që askush nuk ka një provë bindëse, gjithçka merret me rezerva. Përtej gjithçkaje, në Shqipëri vazhdon të jetë ende i ngulitur mentalitet­i se humbja në futboll është fatale dhe fundi i botës. Në një grup ku diferencat janë shumë të vogla, pritet që gara të jetë e fortë dhe e ashpër deri në fund. Për sa i përket asaj që ka ndodhur në fushë, Korabi fitoi minimalish­t 1-0 dhe u ngjit në krye të grupit të "playout"it. Në sfidën tjetër, Besa është ndalur në fushën e vet në një barazim 2-2 ndaj Burrelit. Madje, kavajasit i shpëtuan humbjes vetëm në minutat e fundit. Matjanët kanë qenë "macja e zezë" për Besën këtë sezon, ndërsa gjithçka është e hapur për mbijetesën. Në Grupin B, Shënkolli hedh një hap të rëndësishë­m drejt mbijetesës pas fitores që mori në fushën e vet përballë Shkumbinit. Një takim i fortë që u vendos nga goli i Gegës. Në takimin tjetër, Iliria humbi një mundësi të mirë për të qenë më e sigurt në renditje. Në ndeshjen ndaj Naftëtarit të vendit të fundit, fushëkruja­sit nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0. Për sa i përket ngjitjes në Superiore, Tirana hedh një hap shumë të rëndësishë­m drejt rikthimit në elitë. Bardheblut­ë nuk falin në sfidën me Tomorin, duke fituar 2-1. Shënojnë Sentamu e Ngoo, ndërsa Halili është në një ditë të mirë, duke dhënë një asist dhe fiton një penallti. Bylis hedh një hap të gabuar në një moment shumë të rëndësishë­m të garës. Përballë Pogradecit që nuk ka asnjë objektiv në këto javë të mbetura, ballshiotë­t nuk shkojnë më shumë se një barazim 1- 1. Në këtë mënyrë, diferenca me Tiranën shkon në katër pikë dhe për Bylisin gjithçka bëhet e vështirë për të kapur vendin e parë. Në Grupin A duket se historia është mbyllur dhe Kastrioti pret vetëm zyrtarizim­in për sa i përket ngjitjes në Superiore. Krutanët nuk falin në fushën e tyre dhe fitojnë 2- 1 ndaj Dinamos dhe janë tetë pikë më shumë se Egnatia e vendit të dytë. Një ndeshje ku blutë kalojnë të parët në avantazh, por Kastrioti përmbys shpejt dhe siguron 3-pikëshin e radhës. Në përballjen tjetër, Egnatia rikthehet te fitorja, duke mundur minimalish­t 1-0 Besëlidhje­n, që e nxjerr përfundimi­sht nga gara për vendin e parë. Një ndeshje shumë e luftuar që është vendosur nga goli i Ezike në minutën e 27-të. Duke parë renditjet e deritanish­me, pritet që të ketë garë të fortë për sa i përket mbijetesës dhe grupit ku është Tirana dhe Bylis, sigurisht me bardheblut­ë më të avantazhua­r. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania