Panorama Sport (Albania)

Tomori injoron Bylisin: Tirana ngjitet në elitë

Bitri: Njëlloj si të krahasosh Skënderbeu­n me Devollin

- ERIS SYLYKU

Pasi është analizuar dhe janë nxjerrë mësimet e duhura, pasditen e djeshme, Tomori ka nisur grumbullim­in për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Pogradecit. Para seancës stërvitore, trajneri Gersi Arbri ka zhvilluar një analizë për humbjen ndaj Tiranës, në të cilën sipas beratasve ka ndikuar edhe kryesori i atij takimi, Edvaldo Dyrmishi. Gjithçka mësohet të jetë zhvilluar me tone të qeta, por nuk kanë munguar as kritikat ndaj futbollist­ëve. DEKLARATA

Pas analizës, ka qenë kapiteni i Tomorit, Enea Bitri, i cili në një prononcim për "Panorama Sport", u shpreh i drejtpërdr­ejtë në akuzat e tij ndaj arbitrit. "Komentet janë të tepërta. Të gjitha videot e ndeshjes po qarkullojn­ë nëpër rrjete sociale dhe duket mjaft qartë misioni që kishte arbitri në atë takim. Tirana është një skuadër e fortë dhe e ndërtuar mirë, nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrit dhe Dyrmishi nuk kishte pse të bënte një estradë të tillë. Loja jonë nuk e meritonte aspak atë humbje, ku rezultati më i drejtë ndoshta do të ishte barazimi, pse jo edhe fitorja. Ishim të vendosur mirë në fushën e lojës dhe pothuajse i zbatuam të gjitha detyrat me përpikëri. Gjithsesi, është e kotë të zgjatemi për këtë përballje sepse nuk kemi çfarë të ndryshojmë. Tani duhet të fokusohemi te Pogradeci. Kundërshta­ri duhet vlerësuar maksimalis­ht sepse e ka treguar që di të bëjë surpriza, mirëpo motivimi jonë do të jetë i lartë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjmë gabime në fushën tonë. Synimi i vetëm do të jetë fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do të na largonte shumë nga vendi i tretë", u shpreh fillimisht

Bitri. Sakaq, i pyetur se cila mes skuadrës së Tiranës dhe Bylisit do të futet në Superiore, ai në mbyllje tha: "Është njësoj sikur të krahasosh Skënderbeu­n me Devollin. Pa dyshim që Tirana. Ky është mendimi im personal", përfundoi Bitri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania