Panorama Sport (Albania)

Shiritin ai që ka më shumë ndeshje, trajneri “gradon” Lilën

-

Dy grumbullim­e radhazi e ka lënë kapitenin pa ftesë dhe, dje, trajneri Kristian Panuçi bëri me dije në konferencë që është i detyruar për të sakrifikua­r derisa të gjejë një futbollist tjetër në këtë rol. Në këto kushte, për Kombëtaren shqiptare ka mbetur vakant roli i kapitenit. I pyetur dje në konferencë, trajneri përsëriti edhe një herë rregullin strikt të tijin se cili duhet të vendosë shiritin e kapitenit kur kuqezinjtë zbresin në fushën e lojës. "Besoj e mbani mend çfarë kam thënë në prezantimi­n tim. Është lehtësisht e dallueshme se cili do të jetë kapiteni, vetëm duhet të prisni për të mësuar formacioni­n titullar. Kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje", deklaroi Panuçi. Kandidatët

Prej atyre që janë në këtë grumbullim dhe që janë pretendent­ë për të marrë shiritin e kapitenit, lista nis me Andi Lilën. Ky i fundit, dje, u përmend nga trajneri se është në Kombëtare për forcën dhe zemrën që jep në fushë. Pas futbollist­it të Pas Janinës që ka 67 paraqitje me kuqezinjtë, i dyti në radhë është gardiani Etrit Berisha. Ky i fundit ishte kapiteni i Kombëtares edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. I treti në listë, me vetëm një ndeshje më pak, është Odise Roshi me 47. Mërgim Mavraj, me 40 ndeshje, renditet i katërti, ndërkohë që në kualifikue­sen ndaj Maqedonisë, pas daljes së Agol- lit, ishte pikërisht mbrojtësi që e mori shiritin. Së fundmi, Andi lila nuk ka qenë rregullish­t pjesë e formacioni­t titullar, ndaj në të ardhmen mbetet për t'u diskutuar shiriti mes portierit Etrit Berisha dhe mesfushori­t Odise Roshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania