Panorama Sport (Albania)

Dy herë pa ftesë, ja prapaskena me kapitenin

Heshtja e trajnerit së fundmi, futbollist­i ndihet i "tradhtuar"

- OLSI TUJANI

Europiani ishte një nga arritjet më të mëdha të realizuara ndonjëherë nga futbollist­ët e Kombëtares shqiptare. Kualifikim­i në Francë ishte piedestali i fanellës kuqezi për gjithkënd në histori që ka luajtur më parë. Si e tillë, jo vetëm për Lorik Canën, por mund të kishte qenë e fundit aventurë me Shqipërinë edhe për Ansi Agollin. Mirëpo, nuk ndodhi kështu. Në dy grumbullim­et e fundit, kapiteni nuk ka marrë një ftesë, por në të vërtetë ka një ngjarje në prapavijë që ka sjellë të gjithë këtë situatë.

Largimi - Festimi i Agollit në golin e shënuar ndaj Lihtenshte­jnit, duke iu treguar të gjithëve numrin 35 dhe me gjeste detyrimin për të heshtur përpara tij, ishte tregues i qartë i karrierës së kapitenit të ri të kuqezinjve që kërkonte respekt. Në fund të Europianit, periudha në për- fundim ishte mbase e duhura që ai të mendonte për ceremoninë e lamtumirës. "Panorama Sport" ka mësuar edhe prapaskenë­n që ka ndodhur me mbrojtësin mëngjarash të kuqezinjve. Në këtë periudhë, Ansi Agolli ka marrë një lutje për të mos hequr dorë nga Kombëtarja. Roli specifik i mëngjarash­it në Kombëtare (për të cilin edhe Panuçi dje e deklaroi se ka disa alternativ­a, por ende po kërkon për garanci) bëri që Agollit t'i kërkohej qëndrimi ende në përfaqësue­se, ndërkohë që edhe me skuadrën po luante në nivele të larta në grupet e Ligës së Kampionëve.

Ftesat - Për miqësoren me Turqinë, trajneri Panuçi përmendi publikisht se kishte biseduar me Agollin. Edhe dje e përsëriti. E në fakt, gazeta ka mësuar se ka pasur vërtet një bisedë mes tyre, lidhur edhe me mendimin e Agollit për të menduar momentin e duhur për ceremoninë e lamtumirës. Por, me gjithë garancitë që kapitenit i ishin thënë nga stafi teknik i Kombëtares, ndaj Turqisë mungoi ftesa. Duke qenë një miqësore, edhe vetë Agolli e pranoi publikisht se trajneri mund të ketë nevojë për të testuar të tjerë elementë të rinj. Tashmë, kapitenit i mungoi sërish ftesa në Kombëtare. Por, këtë herë, Agolli nuk ka dhënë asnjë deklaratë në media mbi situatën. Për gjithçka ka ndodhur, mund të thuhet vetëm një frazë: Agolli është tradhtuar dhe numrat e moshës i serviren si përgjigje për të gjithë karrierën, eksperienc­ën, kontributi­n dhe shpirtin që ka dhënë në Kombëtare…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania