Panorama Sport (Albania)

Mauro: hiriti është krenari, por 11 mln për mua janë pak...

-

Përgjegjës­ia e të qenit kapiten i Interit, flokët biondë-platin, zërat që e shikonin te Napoli, përfaqësue­sja. Mauro Ikardi është rrëfyer për "Rivista Undici" dhe i zbulon të gjitha. Intervista është bërë përpara "pokerit" që i lejoi të arrinte kuotën e 103 golave në Serinë A (në shtyp, ditën e djeshme), por Maurito dukej gati sikur parashikon­te një moment të gëzuar: "Të qenit kapiten i Interit për mua nuk është e vështirë, kam personalit­etin e duhur për ta bërë me qetësi. Ndodhem këtu prej 5 vitesh edhe pse... nuk duket. Të shënoj është e rëndësishm­e për mua, nëse nuk bëj gol kthehem në shtëpi i nervozuar. Por, shiriti i kapitenit të Interit është, si ta them... misioni im. Dhe unë ndihem krenar për gjithë këto. E mbi të gjitha interist: unë jam interist". Bomberi përsërit prej sa kohësh ndihet zikaltër: "E kam thënë kohë më parë. Që kur isha i vogël sepse në 'PlayStatio­n' zgjidhja gjithmonë Interin, gjithmonë: sepse ishte Adriano në sulm që më pëlqente shumë. Isha fëmijë dhe që atëherë një interist...".

KAPITULLI MERKATO - Napoli e kërkoi në 2016-ën: "Këto janë çështje, për të cilat merret menaxheri dhe klubi (' megjithëse', shton, '110 mln si klauzolë janë pak') Ndodhën disa rrëmuja vitin e kaluar për diskutime merkatoje, por unë kam qëndruar gjithmonë i qetë. Kam dhënë gjithçka për Interin. Ku do jem 30 vjeç? E shoh vetën këtu ('gjithmonë nëse, shpresoj, do jem duke luajtur deri atëherë', qesh). Shpresoj të kem një rrugë të gjatë tek Interi, dua të fitoj diçka të rëndësishm­e me këtë fanellë pasi nuk po fiton prej shumë, tepër vite... Në klub, të gjithë e dinë si e mendoj unë të ardhmen, atë që dua. Dhe jemi të gjithë shumë të qetë. 40 vjeç, megjithatë, do jem tërhequr, jua them me siguri! Nuk jam si Toti! Madje, në atë moshë nuk do jem as në botën e futbollit: më pëlqen të luaj, por nuk e shoh veten trajner apo drejtues. Mendoj se do bëj babain me kohë të plotë, në shtëpi, me familjen time".

TJETËR KOMBËTARE? - Te personi që e ka dashur më shumë tek Interi, nuk ka dyshime: "Ai që më ka dashur më shumë është Masimo Morati. Më mori nga Sampdoria kur isha vetëm 19 vjeç. Është personi që ka më shumë, si thuhet... instinkt, nuhatje. Më pas ishte edhe Piero (Auzilio), ka folur për gjithçka me babain, menaxheri im në atë kohë". Dhe mundësia që të luante me fanellën e një tjetër përfaqësue­seje: "Më kërkonte Italia: më thirrën për t'u grumbullua­r me moshat dhe debatova me ata të Sampit sepse nuk doja të shkoja, unë doja Argjentinë­n. I telefonuan edhe babait tim, por përsëri përgjigjja mbeti jo. Edhe spanjollët janë përpjekur, por zgjedhja ka mbetur gjithmonë Argjentina".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania