Panorama Sport (Albania)

Strotman, “dhurata” për Ligën e Kampioneve

Zikaltrit nisin të punojnë në merkato, Brozoviç dhe Zhoao Mario të "sakrifikua­rit"

-

Vazhdon, paralelish­t dhe e varur nga rezultatet e marra nga Interi në fushë, puna në kuadrin merkato e drejtuesve zikaltër, që, me largpamësi, ka siguruar marrëveshj­en me Lautaro Martinezin, pavarësish­t lajmit të një blici prej 40 milionë dollarësh nga Borusia e Dortmundit, i cili ka qarkulluar ditët e fundit e më pas është mohuar nga pala argjentina­se ("Gjermanët u afruan, por kemi kontratë me Interin dhe mungon vetëm firma", është shprehur dje presidenti i Rasing-ut). Talenti 20-vjeçar, megjithatë, nuk është emri i vetëm që qarkullon në "orbitën" e Interit: ai më i lakuari është Stefan De Vrij, që (sipas "Gazzetta dello Sport") ka kërkuar edhe disa ditë për të vendosur të ardhmen. Me zikaltrit ekziston një para-akord: pesë vite dhe 4.2 milionë euro plus bonuse, mbi të cilin mjafton të hidhet firma e të dërgohet kontrata në Ligë për t'u depozituar. Nga mbrojtësi priten, ndërkaq, lajme të mëtejshme pas paraqitjes përballë komitetit antidoping.

PLANI - Një tjetër holandez në shënjestër është Kevin Strotman, "i blinduar" nga një klauzolë prej 32 milionë eurosh që mund të "lehtësohet" duke përfshirë si shkëmbim një tjetër element, mes Marselo Brozoviçit e Zhoao Marios. Për mesfushën vazhdon të monitorohe­t edhe Barrela i Kaljarit. Si fundmi, mbetet i hapur diskutimi për mbrojtësin e majtë: preferohet Krishito, që megjithatë flitet se do i drejtohet Xhenoas. Ja përse bisedimet me Azamoah, në skadencë kontrate me Juventusin, janë në fazë të avancuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania