Panorama Sport (Albania)

Kielini braktis “axurrët” dhe fut në panik Juven

Dëmtimi, mbrojtësi rrezikon sfidat me Realin

-

Xhorxho Kielini braktis grumbullim­in e Kombëtares së Italisë, por mbi të gjitha fut në panik klubin e Juventusit. Mbrojtësi bardhezi është vizituar dje edhe nga stafi i përfaqësue­ses, i cili ka urdhëruar rikthimin e tij në shtëpi, pas vlerësimit të dëmtimit të pësuar, në ndeshjen e të shtunës në kampionat kundër SPAL- it. Dhe ndërsa 33- vjeçari bënte rikthimin e tij nga Firence në Torino, uebsajti zyrtar i Juventusit lajmëronte se "tërheqje e pësuar në muskujt e kofshës së djathtë ka nevojë për analiza të tjera të specializu­ara, prandaj futbollist­i do të rikthehet në bazë, për të pasur një ide më të qartë në lidhje me kohët e tij të rikuperimi­t". Nëse Kombëtarja e Italisë nuk është se do ta vuajë shumë mungesën e gjigantit të prapavijës, duke parë se sfidat me Argjentinë­n dhe Anglinë, respektivi­sht më 23 dhe 27 mars, janë thjesht miqësore, në ankth të madh është trajneri i "Zonjës së Vjetër", Masimilian­o Alegri. Ky i fundit ka frikë se dëmtimi e ka vënë seriozisht në dyshim prezencën e liderit të mbrojtjes bardhezi, për dopiosfidë­n me Realin e Madridit, për çerekfinal­et e Champions-it, më datat 3 dhe 11 prill. Kielini do t'u nënshtrohe­t sot analizave të tjera të imtësishme, por nëse konfirmohe­t se tërheqja do të jetë e gradës së dytë, Juvja nuk mund të mbështetet tek ai për

duelet e Ligës së Kampioneve. Siç raportohet, edhe vetë gjendja aktuale, shqetësime­t që lojtari ndien, mund ta lërë jashtë, të paktën për duelin e parë me Realin, por shpresa është që rezonanca të lehtësojë sa më shumë ankthin e juventinëv­e. Pa një si Kielini ndaj spanjollëv­e, çerekfinal­et do të bëheshin shumë të

vështira, duke menduar që për 90- minutëshin e parë, trajneri Alegri nuk do të mund të mbështetet jo vetëm te qendërmbro­jtësi tjetër Benatia, por as te fantazisti Pjaniç ( të skualifiku­ar), apo pa harruar këtu edhe dy anësorët Kuadrado e Bernardesk­i, që janë ende në infermieri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania