Panorama Sport (Albania)

Kutrone dhe Silva, adoleshent­ët mbajnë gjallë shpresat e Milanit

42 vjeç së bashku, çifti më i ri i golit në Itali

-

Tashmë njëri mund të kuptojë ndjesitë e tjetrit. Njëri nuk e kishte parë kurrë emrin në listën e të grumbullua­rve në kombëtare, ndërsa tjetri nuk e dinte se çfarë do të thoshte të shënosh rregullish­t. Tashmë, Andre Silva dhe Patrik Kutrone i dinë të gjitha këto. Për Milanin, ky është një lajm shumë i bukur në lidhje me të ardhmen e sulmit. Dy djem që së bashku bëjnë 42 vjeç, të dielën i treguan 38-vjeçarit Sorrentino (portieri i Kievos) se mosha nuk është tipar dallues. Optimizëm - Me Andrenë më shumë se Patrikun, Milani ka siguruar pikë të vyera në takimet e fundit. Portugezi sapo ka përfunduar masterin për gola të minutave të fundit dhe nëse mbajmë parasysh faktin që deri para 10 ditësh nuk kishte lënë gjurmë, atëherë shifrat e sulmuesit lënë hapësirë për optimizëm. Respektivi­sht 20 dhe 22 vjeç, në fundjavën që sapo lamë pas, ata ishin dyshja më e re sulmuese në moshë e kampionati­t italian. Përveç se 42 vjeç, së bashku bomberat kuqezi bëjnë edhe 25 gola. Kutrone ka shënuar 15 deri tani dhe është golashënue­si sezonal i skuadrës, ndërsa Silva 10, por me vetëm dy në kampionat. Nëse Silva në dy ndeshje ka sjellë në "Milanello" gjashtë pikë, 63- shi i "Djallit" krenohet me pesë gola me vetëm pesë goditje në drejtim të portës në gjashtë ndeshjet e fundit në Serinë A.

Helm - Dy të rinjtë nën urdhrat e Gatuzos janë të përsosur për njëritjetr­in dhe trajneri ka ditur me përsosmëri të gjejë momentin për t'i aktivizuar, në varësi të formës, rivalit dhe ecurisë së takimeve. Ndaj Kievos nuk ishte hera e parë që shënonin në të njëjtën ndeshje sepse edhe Rijeka e Austria e Vjenës kanë provuar helmin e dyshes kuqezi. Në ditën që Kaliniç u dënua duke qëndruar në shtëpi, 20-vjeçarët e tmerrshëm të Milanit ofruan besueshmër­i të jashtëzako­nshme.

Ronaldo e ka emëruar si pasardhës, Gatuzo e lavdëron për cilësitë, ndërsa Marko Fasone premton se portugezi sapo ka nisur shfaqjen. Vetë portugezi duket se është përshtatur me filozofinë e trajnerit dhe jo vetëm që nuk pranon merita, por i përulet vazhdimish­t punës në stërvitje. Me shokun/ kolegun që merr kënaqësitë e para personale, Kutrone i mësuar me elozhet, tashmë i shkel syrin kombëtares italiane, për të cilën pranoi se i është realizuar një tjetër ëndërr. 42 vite ndahen sërish për fanellat e kombeve. Di Biaxho dhe Santos do t'u kërkojnë të tjerë gola dhe sakrifica, por për Patrik dhe Andre kërkesa të tilla mund të jenë gjithçka, por jo mundim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania