Panorama Sport (Albania)

Montela: Unë "kurban" te Milani, s'gabova, lojtarëve u duhej kohë

-

Vinçenco Montela, i rikthyer në Itali për disa ditë, ka folur në një intervistë për "Radio Rai Uno". Ish-trajneri i Milanit ka prekur disa tema të aktualitet­it kuqezi, por fjala e tij nisi me një koment mbi eliminimin e Mançester Junajtid nga Liga e Kampioneve: "Ishte emocion i madh nëse mbajmë parasysh rëndësinë e takimit. Mund ta krahasoj me fitoren e Superkupës ndaj Juventusit kur isha ende në krye të Milanit. Fitorja më shijon edhe më shumë ndaj Murinjos, të cilin e konsideroj një mjeshtër të profesioni­t".

Për Kutronen- "Jam i lumtur për grumbullim­in e tij në kombëtaren italiane. Ai është një "krijesë" e imja, me Patrikun kemi punuar shumë dhe vazhdoj të shoh te ai të njëjtën dëshirë për t'u përmirësua­r dhe luftuar në fushë. Jam i bindur se do të ecë shumë".

Për Andre Silvën- "Është shumë i ri, por me potencial të jashtëzako­nshëm. Ndonjëherë, futbollist­ët i gjykojmë përpara kohe dhe sidomos në Itali përshtatja kërkon më shumë kohë se kudo tjetër". Përvoja te Milani- "Ne trajnerët paguhemi edhe për t'u bërë "kurban". Shpresuam se do ta nisnim mirë për të krijuar pak besim dhe nuk ia dolëm mbanë. Milani i këtij sezoni kishte mbi dhjetë lojtarë të rinj nga kampionate të ndryshme e që nuk kishin fituar shumë në karrierat e tyre. Punën time e kam kryer më së miri, por sigurisht edhe gabojmë". Champions kuqezi- "Nuk mund të them sa shanse ka Milani për vendin e katërt. Ecuria me siguri është shumë e mirë, por edhe sepse të tjerët kanë ulur ndjeshëm ritmin". Donaruma- "Për aq sa kam mundur ta njoh, mund të them se Xhixho është një person i ekuilibrua­r. Ajo çka po përjeton është diçka e madhe dhe për shkak të potenciali­t, njerëzit nuk i falin asnjë gabim. Nuk besoj se Reina është shkas për t'u larguar Xhixho nga Milani, pasi çdo ekip i madh ka nevojë për dy portierë të mëdhenj.

Skema e Milanit- "Nuk besoj se gabova, duke synuar modulin me tre mbrojtës pasi ishte e vetmja mënyrë për të ndihmuar djemtë të ambientohe­shin sa më shpejt me lojën. Ishte çështje kohe pasi siç thashë një pjesë e skuadrës nuk kishte luajtur kurrë në Itali". Kombëtarja italiane- "Sinqerisht mendoj se të stërvitësh kombëtaren italiane është një ëndërr për çdo trajner, e sidomos për ne që jemi edhe italianë. Nëse do të më jepet kjo mundësi, që sot nuk e kam, them që do të më pëlqente dhe nuk do të refuzoja kurrsesi. Njëkohësis­ht mendoj se jam disi larg nga kjo mundësi, ndaj preferoj të përqendroh­em te puna ime me Sevijen, e cila po më jep shumë kënaqësi në aspekte të ndryshme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania