Panorama Sport (Albania)

Perez-Rumenige, ja e vërteta e Levandovsk­it

ë jermani janë të sigurt për largimin e polakut në und të se onit

-

Nuk ka të mbaruar telenovela midis Realit dhe sulmuesit polak Robert Levandovsk­i. Para disa ditësh, lojtari u përfol se ishte shumë pranë kalimit në kryeqyteti­n spanjoll për shumën e 100 milionë eurove dhe me 1Y milionë fitim bruto. Perez i kishte dërguar një "SMS" homologut të tij Rumenige dhe i kishte thënë se menaxheri i lojtarit kishte arritur një marrëveshj­e paraprake me "galaktikët". Por, ditën e djeshme, "[l Mundo Deportivo" përgënjesh­troi lajmin dhe deklaroi se në mesazhin e Florentino Perez shkruhej që Reali nuk ishte i interesuar për bomberin e Bajernit. Arsyeja nuk bëhet e ditur, por në Mynih mendojnë që refuzimi është për shkak të moshës së madhe të lojtarit bavarez. 100 milionë euro për 2\-vje]arin polak duket se bosi i Realit nuk ka ndërmend t^i pagojë. Madrilenët janë më shumë të interesuar për të marrë një bomber më të ri në moshë. _eri Kejn dhe Mauro Ikardi, të dy nga 2`-vje], janë më të leverdishë­m për spanjollët. Anglezi Kejn që luan për Totenhemin shihet si zëvendësue­si ideal në rast se largohet Benzema dhe Bejl në qershor. Ndërkohë, Ikardi ditën e diel shkoi në kuotën e 103 golave në Serinë A dhe konsideroh­et një alternativ­ë e mundshme në rast se do të dështojë të shkojë në whampions me zikaltrit në fund të sezonit. Një alternativ­ë tjetër është dhe sulmuesi i Parisit, [dison Kavani. xrugujani nuk dëshiron të vazhdojë më aventurën në Paris. Pas eliminimit nga whampions-i, sulmuesi është i lodhur nga kampionati francez. Por ëndrra e Perezit mbetet braziliani Nejmar. Reali mund ta bëjë të tijin për shumën e {00 milionë eurove para Botërorit të Rusisë. Braziliani ndodhet momentalis­ht në Brazil ku po ndjek një program rehabiliti­mi pas dëmtimit që pësoi te Parisi në një ndeshje kampionati. Duhen pritur dhe disa muaj për të parë nëse të gjitha këto lëvizje do të kryhen apo jo gjatë merkatos së verës. Do të arrijë Bajerni ta mbajë Levandovsk­in apo do ta largojë atë| Kush do të jetë zëvendësue­si i tij| [mra si }erner apo Morata janë në listën e drejtuesve bavarezë. "Polaku është i pazëvendës­ueshëm dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë", deklaroi }an Gal, ish-trajneri i kampionëve gjermanë në një intervistë për "Bildsport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania