Panorama Sport (Albania)

Eksod te Junajtid, Mou largon 10 futbollist­ë

Nga Smolling te Ibra. Shou kryeson listën e skarcimeve në verë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid fitoi në acarin e "Old Trafford"-it të shtunën në mbrëmje dhe mezi e ka pritur pushimin e ndeshjeve ndërkombët­are pas shpërthimi­t të Zhoze Murinjos. "Djajtë" sapo u dhanë fund disa ditëve të tmerrshme. Fitorja ndaj Brajtonit thuajse nuk dha asnjë rezultat te trajneri portugez pas monologut më të gjatë të karrierës së tij të premten. Duke veçuar Matiçin dhe Lukakun, menaxheri i akuzoi futbollist­ët e tij se u mungoi personalit­eti dhe dëshira për të luajtur. Është e dukshme tashmë që Mou e ka humbur qetësinë, duke e kritikuar publikisht skuadrën e tij, në mënyrë që të marrë një përgjigje. Ai pritet të shpërthejë edhe të enjten, në takimin që do të ketë me administra­torin Uduard në "Carrington", ku do të kërkojë investime të reja në merkaton e verës, pavarësish­t se deri tani ka shpenzuar mbi 300 milionë paund. "Speciali" e distancon veten nga dështimi i skuadrës së tij këtë sezon. "Kur fitojmë, fitojmë të gjithë, kur humbasim, humbas unë", u tha ai lojtarëve pas eliminimit nga Sevija në Champions javën e shkuar. Dhe nuk i mjaftuan këto fjalë, por vuri në dyshim edhe karakterin dhe guximin e lojtarëve të tij: "Disa djem të tjerë i pashë të trembur. 'Të lutem Mister, na nxirr nga fusha'. Kështu ndjeva sikur thoshin", vijoi Mou. Dhe i pari që pritet të bëhet "kokë turku" në merkaton e verës është Ljuk Shou, së bashku me kolegët e tij të repartit, Mateo Darmian dhe Dalej Blind. Mbrojtësi i majtë u zëvendësua pas pjesës së parë të shtunën dhe marrëdhëni­a e tij me teknikun preku edhe njëherë fundin. Futbollist­i është prekur shumë nga fjalët e menaxherit pas ndeshjes. "Ljuk, në pjesën e parë sa herë vinin në korridorin e tij, kishte një krosim dhe krijohej një situatë e rrezikshme. Nuk isha i kënaqur me paraqitjen e tij", deklaroi portugezi. "Duhet të hiqja një mbrojtës krahu dhe hoqa Shoun, sepse të paktën Valencia ishte në gjendje të vendosej më mirë në mbrojtje". Ander Herrera, Antoni Marsial, Huan Mata, Kris Smolling dhe Zlatan Ibrahimovi­ç janë emrat e tjerë, të cilët nuk e kanë të garantuar se do të jenë në "Teatrin e Ëndrrave" përtej këtij sezoni, ndërsa klubi duhet të

SIMULIMI NDAJ MILANIT

kërkojë zëvendësue­s edhe për Maruan Felainin dhe kapitenin Majkëll Karrik. Murinjo e pranon se ai po luan me një rrezik të lartë, duke përdorur strategjin­ë e kritikave publike ndaj lojtarëve të tij. Por ky është një risk që ai është gati ta marrë, edhe pse në dhomat e zhveshjes po dëgjohen pakënaqësi­të e para të lojtarëve.

Dhe mesa duket kolegu i tij i Brajtonit, Kris Hjuxhton, e mirëkupton teknikun e "djajve": "Është Mançester Junajtid. Zhoze ka menaxhuar gjithnjë klube të mëdha. Në këto skuadra presioni është i madh. Nuk është si të menaxhosh Brajtonin. Ai di ta menaxhojë presionin në një mënyrë të mrekullues­hme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania