Panorama Sport (Albania)

Europiani, Shqipëria e nis në kaos

Qerimaj: S'kemi doktorë për dopingun, është për të vënë duart në kokë, kemi probleme me ilaçet

- ABDULLA DUSHKU

Të hënën e ardhshme, 7 peshëngrit­ësit tanë, Evangjeli Veli, Romario Avdiraj, Arbër Çerçizi, Briken Calja, Daniel Godeli, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, do të jenë përballë provimeve të Europianit, i cili do të zhvillohet në Rumani, nga data 26 mars deri më 1 prill të këtij viti. Edhe pse do të kemi një pritshmëri të mirë të sportistëv­e tanë, ku mund që shumë prej tyre të dalin me medalje, periudha e përgatitje­ve dhe e grumbullim­it mbetet në kaos dhe "rrumpallë". Se sporti në Shqipëri është në krizë, ky nuk përbën ndonjë lajm i ri. Këtij "rregulli" tashmë nuk po i shpëton as peshëngrit­ja, sporti që na ka dhuruar më shumë medalje. Shtangistë­t tanë na kanë bërë të ndihemi sa e sa herë krenarë kur kemi parë të shpalosur flamurin kombëtar dhe kemi dëgjuar himnin tonë në arenat ndërkombët­are. Nuk mjaftoi dopingu për t'i veçuar sportistët tanë, por miti shqiptar për ndarësi mbetet edhe në peshëngrit­je. Kjo shprehet edhe gjatë ditëve të grumbullim­it dhe të stërvitjev­e.

FIZIOTERAP­ISTI

DHE DOKTORI

Pavarësish­t se peshëngrit­ja mund të cilësohet si sporti më elitar dhe i suksesshëm në Shqipëri, ne po përballemi me një nivel gjysmë- amator. Themi gjysmë-amator, pasi nëse Kombëtarja e Shqipërisë udhëtonte drejt SHBA-sëm në Kampionati­n Botëror, pa fizioterap­ist, si mund të mos quhet i tillë? Për rrjedhojë, të 3 sportistët tanë më të mirë kishin probleme fizike dhe shëndetëso­re. Kjo sigurisht, jo për faj të sportistëv­e, po për faj të mungesës së doktorit dhe të fizioterap­istit. Lidhur me një mungesë të tillë, një nga shtangistë­t që na ka nderuar vazhdimish­t me medalje, Erkand Qerimaj, do të shprehej, për "Prishtina Rihsk": "Në prag të këtij Europiani është për të venë duart në kokë. Ne s'kemi doktorë për dopingun, na japin para vetëm kur marrim ndonjë medalje. Ne nuk dimë se çfarë medikament­esh të përdorim për të pasur muskuj sa më të mirë". Pra, do të thotë që janë institucio­net ato që neglizhojn­ë në këtë drejtim dhe e pësojnë sportistët. Përgjegjës­it duhet të jenë ato që survejojnë nga afër atletët përpara konkurrimi­t. Qerimaj më tej shprehej, "Ne nuk kemi një doktor që të na udhëzojë ose thënë më troç, të mos na lejojë përdorimin e ndonjë substance të ndaluar kur ne stërvitemi".

QENDRAT SHËNDETSOR­E

Edhe pse qendrat shëndetëso­re u japin atletëve shërbim falas, prapë se prapë sportistët preferojnë të shkojmë në ato private për kontrollet. Kjo ndodh, pasi procedurat në qendër janë shumë të ngadalta. Shpesh nuk kanë kapacitet dhe mjetet për t'i ndihmuar. Kontrollet, sidomos para kampionate­ve, preferohen më shumë nëpër klinikat private sepse ofrohen shërbime më të shpejta dhe më cilësore, por dhe më të besueshme.

STËRVITJA DHE RREGJIMI

Një problem kryesor për arritjen e rezultatev­e sigurisht mbetet stërvitja e rregullt dhe regjimi. Atletët nuk kanë ushqim të duhur apo regjim mjekësor. Të dy këto elementet bazë mungojnë, edhe pse janë aktualisht të grumbullua­r.

Pak ditë më parë, trajneri Zef Kovaçi deklaroi se ende peshëngrit­ja vazhdon të jetë "rrumpallë". Sportistët grumbulloh­en në Durrës dhe stërviten në Tiranë, por edhe këto stërvitje janë përgjysmua­ke, disa stërviten tek "Asllan Rusi" e disa te "Feti Borova". RRISKIMI FINANCIAR

Atletët nuk marrin para kur trajnohen, por vetëm kur fitojnë ndonjë medalje. Ministria e Sporteve i jep shpërblim prej 150 mijë euro kur një fitues merr medalje Olimpike dhe 50 mijë euro kur fiton medalje në Europian. Kjo mënyrë shpërblimi rrit shumë presionin mbi ta, nga ky rriskim i parave ata nxiten të marrin substanca të ndaluara me shpresën se nuk do të kapen, vetëm e vetëm që të përfitojnë ndonjë shpërblim të tillë financiar. Kjo është skandaloze dhe e turpshme! Natyrisht, në suksese dhe rezultate të tilla të larta, politikanë­t dhe krerët e federatave hidhen dhe përdridhen kush e kush të dalë i pari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania