Panorama Sport (Albania)

Formula 1 ndez motorët, pritet një luftë treshe

Sebastian Fetel: Mrekulli të mundësh Hamiltonin

-

Formula 1 është në prag të ndezjes së motorëve për sezonin e ri duke filluar me Çmimin e Madh të Melburnit në World Championsh­ip, kur do të zhvillohet dhe gara e parë e sezonit, këtë të diel, më 25 mars. Sezoni 2018 në Formula 1 do të jetë sezoni më i gjatë në historinë e këtij sporti, me 21 gara, por ideja e "Liberty Media" është që së shpejti numri i garave të shkojë në 25.

VOLF - Drejtori i ekipit Mercedes, Volf, pret një botë shumë më të hapur që, sipas tij, do të jetë një sezon i jashtëzako­nshëm: "Vitin e kaluar, Kavallino nuk na dha asnjë afat, por tani ne kemi bazën për një luftë edhe më emocionues­e". Më tej, Volf thekson: "Sezonin e kaluar lufta ishte Serata në çdo kohë, për shkak se Ferrari nuk mund të përballojë për t'u çlodhur. Këtë vit kemi bazën për një betejë trepalëshe edhe më emocionues­e, mes nesh, Ferrarit dhe Red Bull-it".

BOTAS - Piloti finlandez, Valteri Botas, mendon se viti 2018 do ta shohë si protagonis­tin kryesor dhe mendon se ky mund të jetë sezoni i duhur për t'u shpallur kampion bote. "Ky do të jetë viti im, i kam mundësitë për t'u shpallur kampion", është shprehur ai. Për Botas ky do të jetë sezoni i dytë te makina Mercedes dhe pas 3 fitoreve të arritura

vitin e kaluar, ai shpreson të arrijë diçka më shumë. ALONSO - Fernando Alonso i lutet MekLaren, duke i thënë: "Më jepni një makinë të shpejtë, diferencën e bëj unë". Alonso pranon se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të ruajë përqendrim­in dhe të jetë i motivuar, duke

parë problemet që makina MekLaren ka pasur sezonet e fundit në garë. "Kemi pasur shumë ulje e ngritje, nuk flas vetëm për atë ç'ka ndodhi në garë, por edhe për mjaft probleme të tjera. Në garë jam impenjuar shumë në përqendrim, të merrja maksimumin nga makina".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania