Panorama Sport (Albania)

Oklahoma ndal serinë e fitoreve të Torontos

-

Janë befasuar kryesuesit e Torontos, teksa janë mundur në shtëpi nga Oklahoma 125- 132, në një ndeshje spektakola­re të Uestbruk, që realizoi 37 pikë, 13 kontrolle të topit nën tabelë dhe 14 pasime. Kjo ka bërë të ndalet seria e 11 fitoreve radhazi të Torontos në NBA. Ka qenë Oklahoma Siti Tande, ajo që ka triumfuar në Kanada përballë Raptors. Perioda e parë dhe e fundit kanë qenë vendimtare për mysafirët, të cilët triumfuan 34-40 dhe 27- 35. Pa dyshim që merita për këtë fitore i takon fundorit Rasell Uestbrook. Paraqitje të mirë pati edhe qendra me Stiv Adams me 25 pikë dhe tetë kërcime. Ndërkohë, Pol Xhorxh ka kontribuua­r me 22 pikë e pesë kërcime të ndihmuar dhe nga 15 pikët e Karmelo Antonit. Te vendësit, De Mare De Rozan ishte më efikasi me 24 pikë, ndërsa Kill Lovri shtoi 22 të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshm­e për fitore. Fitorja e ka ngritur Oklahoman në pozicionin e katërt në Konferencë­n e Lindjes me 43 fitore e 29 humbje. Ndërkohë Toronto Raptors, përkundër humbjes, mbetet e para në Lindje me 52 fitore e 18 humbje. Hjuston vazhdon të dominojë renditjen në Konferencë­n e Perëndimit, duke korrur dje fitoren e 57-të sezonale. Ekipi i Rokets mundi 129-120 Minesotën në fushën e kësaj të fundit, ndeshje e dominuar nga skuadra mike, që ishte në epërsi gjatë gjithë kohës. Fiton edhe Portland, që mundi 122-109 Klipers, ndërsa zhgënjen Boston, që u mund 108-89 nga Nju Orlins, një humbje që largon Sëlltiksat nga kreu në Lindje. Toronto - Oklahoma12­5-132 Nju Orlins - Boston 108-89 Minesota - Hjuston 120-129 Klipers - Portland 109-122

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania