Panorama Sport (Albania)

Di Biaxho: Dua të fitoj stolin e Italisë

Trajneri provizor i kombëtares

-

Luixhi Di Biaxho ka nisur nga dje zyrtarisht aventurën e tij si trajneri i Kombëtares së parë italiane. Ish-mesfushori, edhe pse e di mirë se ndoshta ky stol do t'i përkasë pas dy muajsh një tjetër kolegu të tij, do të kërkojë të shfrytëzoj­ë rastin në dy sfidat miqësore ndaj Argjentinë­s dhe Anglisë për të marrë, pse jo, një votëbesim surprizë nga ana e drejtuesve aktual të federatës. "Nuk dua të mendoj për të ardhmen, por nuk e fsheh se dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë rast që më është dhënë. Dua që të vë në vështirësi maksimale krerët e federatës me idetë e mia për kombëtaren e parë dhe, pse jo, të marr dhe të bëj atë që kam ëndërruar së fundmi, të jem unë trajneri i Italisë, - nënvizoi strategu i Shpresave, që po mbulon përkohësis­ht të dy rolet. - Objektivi dhe idetë e mia? I pari është që të ofroj një futboll të bukur, por edhe fitues njëkohësis­ht sepse janë këto pikat e forta që duhet për të pasur besimin e federatës. Koncepti i këtij sporti është që të tregohesh kurajoz, sepse vetëm duke pasur këtë mund të arrish futbollin e bukur dhe sukseset. Ideja ime është e thjesht, mbrojmë të gjithë, por kur sulmojmë i dua edhe mbrojtësit e krahut në zonën kundërshta­re. Rikthimi i Bufonit? Xhixhi është një monument dhe në një moment kaq të vështirë për ne, një si ai më duhet jo vetëm në fushë, por akoma më shumë jas- htë saj. Pastaj, edhe pse ai vendosi largimin, ta shohësh ende në fushë është një kënaqësi, prandaj më duhet edhe mes shtyllave dhe jam i sigurt se një ndeshje do ta luajë, pse jo edhe të dyja. Mungesa e Balotelit? Ishte një zgjedhje e imja, por nuk do të thotë se për Marion dyert janë mbyllur përfun- dimisht. Shifrat e tij flasin qartë dhe është pjekur, por më duhet të testoj edhe të tjerë të rinj, si Kieza e Kutrone, dy talente të uritur që meritojnë shanset e tyre. Duam të ndërtojmë një Itali të re dhe nëse nuk testojmë talentet tanë, lodhemi më kot", tha Di Biaxho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania