Talentet e Kosovës, Bushi: Bëjnë si atdhetarë dhe s’vijnë
Thellohet konflikti, trajnerët kosovarë i përvishen Panuçit: Trego ti sa b... ke
Trajneri i Shpresave: Zhegrova dhe Sinani na thanë “po”, por më pas ua kalonin topin prindërve dhe nuk na hapnin as telefonin
Trajneri i Kombëtares U-21 komentoi gjatë konferencës për shtyp ndeshjen e kthimit me Sllovakinë. Alban Bushi theksoi edhe një herë rastin e paprecedentë të numrit të madh të mungesave, ndërsa deklaroi se skuadra e tij do të tentojë në çdo rast të luajë futboll, pavarësisht kundërshtarit dhe nëse luhet në shtëpi apo jashtë.
Humbja në Shqipëri me Sllovakinë
Është e vështirë kur ke ndërtuar një ekip për pothuajse 1 vit e gjysmë dhe ke shumë mungesa. Sidomos në mesfushë, mungesa si Ramadani dhe Abazaj. Nëse do t'i kishim ata, do ishte më ndryshe. Në minutat e fundit humbëm për gabime individuale. Në tërësi, lojën e dominuam. Ndeshja e kthimit
Si këtë radhë nuk ka ndodhur asnjëherë. Çekiçi dhe Maloku janë me probleme. Çekiçi është ende në dyshim dhe nuk e di nëse do të luajë. Për këtë arsye, afrova Çinarin, i cili mund të aktivizohet. Është lojtar cilësor dhe kam besim tek ai. Gjithashtu, Bare është mungesë e madhe, prandaj Panuçi e mori te Kombëtarja A, pasi bëri lojë, sa në mbrojtje, aq e në sulm. Do shohim si do të jetë Krymi që vjen nga dëmtimi. Përderisa matematika na mban në lojë, ne do tentojmë...
Si do e motivoni skuadrën për ndeshjen e radhës?
Motivimin nuk e diskutojmë fare. 6ë kur je me Kombëtaren, je i motivuar. Do kërkojmë maksi-
mumin. 6ë nga ndeshja e parë kemi bërë të njëjtën lojë. Jemi ne të zotët e topit, Shqipëria dominon. Nuk është as Sllovakia, as Irlanda, as Islanda, ndoshta do të jetë Spanja, por do ta shohim. Nuk kemi pasur rezultate dhe ky mund të jetë problem. Repartin e mbrojtjes e kemi pasur problematik,
sidomos së fundmi.
Sinani dhe Zhegrova, dy talente të humbur
Ju nuk e keni idenë çfarë bën federata për t'i marrë këta lojtarë. Ne nuk i marrim dot me zor. Shkojmë atje, u themi, dhe na përgjigjen se do të vijnë. Por, të nesërmen nuk të hapin telefonin.
Prindi i tijF që bëjnë edhe si atdhetarë të mëdhenj. Trajneri i ekipit A, unë, kemi shkuar 2-3 herë. Sinani ishte në planet tona, por i pikoi zemra për Kosovën. Zhegrovën e kam marrë në telefon para 3 muajsh, kam folur me të që ta afroj tek U-21, më tha prit, por nuk erdhi. Trajneri Panuçi e
kontaktoi, por nuk erdhi. Por, në fund, lojtarët zgjedhin të shkojnë ku të duan. Për sa kohë janë shqiptarë dhe flasin shqip, ne do t'i kontaktojmë. Zgjedhja është e tyre dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Ashtu siç Kosova mund të ftojë dikë që flet shqip, për shembull, Manajn.