Panorama Sport (Albania)

Shiriti, Panuçi “autogol” me numrin e ndeshjeve

Pikëpyetje­t mbi vendimin që ka marrë trajneri

-

Ndeshja e sotme është një miqësore dhe çdo diskutim i tillë mund të kapërdihet, por pikëpyetje­t për të ardhmen nuk mund të mungojnë. Odise Roshi sigurisht që e meriton plotësisht të jetë kapiteni i Kombëtares, për kohën, kontributi­n dhe rëndësinë që ka në skuadër. Mbi të gjitha është një djalosh pozitiv. Por rregulli për ta mbajtur shiritin lojtari që ka më shumë ndeshje me fanellën kuqezi lë shumë hapësirë për keqkuptime dhe hatërmbetj­e mes palëve. Odise Roshi në këtë ndeshje do të barazojë Etrit Berishën për prezenca në Kombëtare (48). Por vallë kush do ta mbajë shiritin nëse në ndeshjen e ardhshme eliminator­e Andi Lila (67 ndeshje) dhe Ansi Agolli (73 ndeshje) nuk do të luajnë?! Berisha dhe Roshi do të kenë numër të njëjtë dhe rregulli i Panuçit këtë herë nuk mund të vendosë kush do ta mbajë shiritin. Kjo do të thotë se Shqipëria do ta ndryshojë kapitenin disa herë, për arsye nga më të ndryshmet: dikush ndoshta nuk grumbulloh­et, dikush mund të jetë i dëmtuar, dikush nuk do të luajë titullar, dikush do të jetë i pezulluar. Nuk ka asgjë të keqe që shiritin ta mbajnë edhe lojtarë të ndryshëm, ashtu siç po ndodh te Brazili, ku Tite e ka thënë vetë që do të ndryshojnë gjithmonë. Por Panuçi ka thënë se shiriti do të jetë në krahun e atij që ka më shumë ndeshje. TRADITA- Çështja e shiritit të kapitenit bëhet akoma më e ndjeshme në këto momente, duke parë traditën nga e cila vjen Shqipëria në këtë aspekt. Është krijuar një lloj profili që shiritin e kanë mbajtur lojtarët me më shumë personalit­et në fushë, që kanë qenë liderë të grupit. Për shumë vite të tëra ka ekzistuar një rregull i tillë i pashkruar, por mjafton të përmendim disa emra në dekadat e fundit për ta kuptuar. Kanë qenë kapitenë lojtarë me personalit­et shumë të fortë si Rudi Vata, Igli Tare, Foto Strakosha, Besnik Hasi, Altin Lala, Ervin Skela dhe Lorik Cana. Njerëz që kanë ditur të menaxhojnë grupin. Por jo në pak raste ka pasur edhe përplasje për shiritin, i cili shpeshherë është shndërruar në "mollë sherri". Lorik Cana ka vënë veton për ndeshjen Shqipëri-Francë dhe ka kërkuar të jetë ai kapiteni i Kombëtares, pavarësish­t se në

fushë do të ishte Altin Lala. ZGJIDHJA- Rregulli i trajnerit sigurisht që mund të jetë i drejtë, por Shqipëria është në një moment ku nuk ka në ekip një Bufon, një Ramos, apo një tjetër që ka një jetë që luan në Kombëtare. Ndoshta më e mira e mundshme do të ishte që kapitenin ta vendoste vetë skuadra dhe të kishte një hierarki të përcaktuar. Pra, rregulli i ri krijon një lloj fryme jo të mirë. Ndoshta një figurë e pranuar nga të gjithë do të ishte zgjedhja ideale, duke qenë se në Kombëtare ka shqiptarë nga Kosova që janë disi më të lidhur me njëri-tjetrin dhe pjesa tjetër që gjithashtu shpenzojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Në Kombëtare nuk ka pasur kurrë ndasi të tilla, prandaj shiriti po krijon këtë konfuzion. Është diçka e pamenduar mirë. Analiza e mësipërme nuk është dashakeqës­e ndaj askujt, por trajneri nuk duhet të bëhet protagonis­t për shiritin e kapitenit. Atë duhet ta zgjedhë skuadra. E deri sa ky rregull të ndryshojë: Paç fat, kapiten Roshi!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania