Shqipëria në sulm, por janë shitur vetëm 3000 bileta
Interesim i pakët, priten maksimalisht 5000 tifozë
Kombëtarja u dha dje fund për gatitjeve në kuadër të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, e cila do të zhvillohet sot në orën 19#00 në stadiumin "Elbasan Arena". Me seancën përmbyllëse, trajneri Kristian Panuçi projektoi edhe skuadrën, me të cilën do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Ashtu siç pritej, italiani tashmë s'ka më dilema sa i përket lojtarëve që do të hedhë në fushë. Risia e vetme është Ramadani, i cili u zgjodh titullar pas dëmtimit të Lilajt.
FORMACIONI- Strakosha do të startojë sot nga minuta e parë, Mavraj-Ajeti në qendër të mbrojtjes dhe Hysaj në krahun e djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër. Lenjani arriti të bindte Panuçin që t'i jap fanellën e titullarit, vend i lënë vakant nga ish-kapiteni Agolli, i cili nuk u grumbullua për këtë ndeshje miqësore. Ndërkohë, në mesfushë do të rreshtohen Xhaka- Ramadani- 6 aka. Sipas italianit, Ramadani do të luajë si titullar pas largimit të Lilajt që u dëmtua. Xhaka do të vendoset në krahun e djathtë, Ramadani në qendër, ndërsa 6aka në linjën e majtë. Sulmi do të përbëhet nga tredhëmbëshi# Roshi-SadikuGrezda. Roshi do të luajë si sulmues i djathtë, Sadiku në rolin e pykës, ndërsa Grezda në krahun e majtë të ofensivës kuqezi.
ALTERNATIVAT- Përtej rezultatit ku edhe pse miqësore kërkohet fitore, Panuçi do t'u japë mundësinë disa lojtarëve të rinj, të cilët janë grumbulluar me ekipin Kombëtar. Siç parashikohet, për Gavazajn, Abazajn e Likën, Panuçi do t'u rezervojë disa minuta. Për Gavazajn dhe Abazajn, italiani pohoi se i kanë bërë shumë përshtypje. Por, edhe Balaj dhe Cikalleshi do të jenë në vëmendjen e trajnerit. Por, fati i këtyre të fundit do të vendoset edhe nga rezultati gjatë ndeshjes, në rast se Shqipëria është në disavantazh, njëri prej tyre do të aktivizohet menjëherë. Gjithashtu, Panuçi ka edhe alternativa të tjera si Gjimshiti, Aliji, Latifi apo pse jo edhe Lila apo Prenga. STËRVITJALEONIDHA Seanca e fundit stërvitore u zhvillua paraditen e djeshme në qendrën sportive të resortit "tropikal" rezidenca e ekipit Kombëtar. Duke marr parasysh faktin se lojtarët kanë punuar intensivisht me nga dy seanca stërvitore në ditë, pa të arsyeshme që të zhvillonte paradite seancën përmbyllëse dhe jo paralel me orarin e ndeshjes sikurse ndodh zakonisht në raste të tilla. Për të mos e ngarkuar skuadrën, italiani zhvilloi një seancë më të shkurtër se zakonisht, e cila kishte karakter aerobik. Sakaq, seanca e fundit shërbeu për të aplikuar për të fundit herë skemat e përdorura gjatë këtyre ditëve, të cilat ishin të shumta.
BILETAT- Dita e hënë, por edhe çmimet deri diku të larta kanë zbehur interesimin e tifozëve për ndeshjen me Norvegjinë. Deri tani janë shitur vetëm 3 mijë bileta për sfidën e "Elbasan Arenës", ndërkohë që pritshmëritë janë që kjo ndeshje të ndiqet deri diku nga 5 mijë tifozë në stadium.