Panorama Sport (Albania)

Lushnja, trajneri Gjyla nuk humb kurrë në... “premierë”

Premçi beson te kthesa: Shtyrja na favorizoi

-

Ilir Gjyla do ta drejtojë Lushnjën për herë të pestë në Kategorinë Superiore. Premierat e tij në krye të pankinës verdhejesh­ile kanë rezultuar gjithnjë pozitive, ndaj edhe këtë herë do të tentojë që të përsërisë suksesin. Asnjë humbje në startin e çdo aventurë me lushnjarët, tri barazime dhe një fitore, i japin të drejtë trajnerit të sapoemërua­r që të kërkojë vazhdimësi. Kujtojmë që në 29 gusht të 1998-ës mposhte 4-0 Besën, më 22 shtator 2001 barazonte pa gola, në 17 prill 2004 mbyllej 2 me 2 dhe më 31 janar 2009 përfundont­e 0-0.

Premçi - Pas pushimit të së dielës, lushnjarët do të zbresin në

fushë për të nisur javën stërvitore në kuadrin e ndeshjes me Luftëtarin. Nën drejtimin e Gjylës, po shfrytëzoj­në këtë ndërprerje për të përgatitur sa më mirë një transfertë të vështirë përballë një prej skuadrave më të mira të kampionati­t. Qendërmbro­jtësi Elvis Premçi, për gazetën "Panorama

Sport", shprehet optimist para kësaj jave, ndërsa deklaron se pauza u vjen për shtat. "Kemi një javë përpara për të përgatitur ndeshjen. Ishim gati për ta luajtur të mërkurën këtë duel, por shtyrja e kampionati­t na jep më shumë kohë. Kemi pasur një kalendar të ngjeshur, ndërsa tani do të presim edhe një javë tjetër për të luajtur. Do ta shfrytëzoj­më këtë kohë për t'u përgatitur sa më mirë ndaj një prej skuadrave më të mira të kampionati­t. Me një sulm dinamik të kundërshta­rit, ne na del për detyrë të jemi sa më të kujdesshëm", u shpreh fillimisht Premçi. Qendërmbro­jtësi, që këtë verë do të mbush 25 vjeç, ka luajtur 16 ndeshje me verdhejesh­ilët këtë sezon, pra, në total 1440 minuta. Është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë dhe ka shënuar një gol në fitoren 3- 1 ndaj Kukësit. "Unë gjithnjë përpiqem që të bëj më të mirën time. Ka qenë një sezon fatkeq për skuadrën që është përfshirë nga dëmtime të shumta. Megjithatë, do të përgatitem­i që në Gjirokastë­r të bëjmë një ndeshje të mirë. Edhe pse do të kemi një rekord mungesash, ekipi do të punojë për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Për një paraqitje sa më dinjitoze", përfundoi Premçi. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania