Panorama Sport (Albania)

artizani bën prova, luan “tenis” me skuadrën B

Gola nga të gjitha repartet, demat sinjale para Kamzës

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Klevis Dalipi ka matur forcat gjatë mesditës së djeshme me Partizanin B, takim i cili u luajt në Kamzë. Skuadra e parë mori një fitore tenistike në këtë takim, duke i çuar sinjale kundërshta­rit të radhës, Kamzës, e cila si për çudi, pasi mbaroi përgatitje­t e veta, u liroi fushën të kuqve që të kryenin testin brenda familjes. Ky takim i ka shërbyer kryesisht trajnerit Dalipi për të parë gjendjen e skuadrës në kushte loje, por edhe për të marrë mesazhet e duhura nga lojtarët që janë aktivizuar më pak në pjesën e dytë të sezonit. Trajneri Dalipi e nisi ndeshjen me lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicio­n në këto javë. Fejzullahu e nisi si titullar me ekipin e parë, së bashku me Telushin dhe Çanin. Risi në këtë pjesë ishte pozicionim­i i Milan Kulum si qendërmbro­jtës pranë Atandës. Ky takimi i shërbeu edhe skuadrës së trajnerit Genc Mahmuatj, që fundjavën e ka pasur pushim në Kategorinë e Dytë. Takimi nisi me presionin e ekipit të parë, ku në minutën e 9- të shënojnë me Lukas, i cili me qetësi finalizoi asistin e dhënë nga Abdurrahim­i. Pas golit, ekipi B nisi të marrë iniciativa dhe falë lojës së mirë dhe gabimeve në mbrojtje të skuadrës së parë, arrin të përmbysë rezultatin me dy gola, kur në minutën e 23-të shënoi Bajramaj dhe 9 minuta më pas Gjeçi dyfishon. Në minutën 40-të, Abdurrahim­i barazon rezultatin për të kuqtë

dhe në shifrat 2-2 mbyllen 45 minutat e para. Në këtë pjesë, skuadra B luajti si i barabartë me ekipin e parë. Pjesa e dytë nis me zëvendësim­e të shumta. Tek ekipi i parë hyjnë titullarët e javëve të fundit. Çani dhe Kulum ishin të vetmit që mbeten në fushë nga pjesa e parë. Ndërsa Fejzullahu, Sulejmani,

Telushi dhe Abdurrahim­i ndryshuan fanellë duke u bërë pjesë e Partizani B. Takimi nis menjëherë me gol, ku Progni shënon që në minutën e parë. Pjesa e dytë është e gjitha nën dominimin e skuadrës së Dalipit. Në minutën e 56-të, Progni realizon golin e dytë personal dhe të katërtin për të

kuqtë. Në minutën e 68-të, Gojkoviç me kokë e dërgon në rrjetë topin e krosuar nga këndi. Në të 77-ën, Trashi shënon golin e gjashtë për "demat". Ndërsa në minutën e 84-t, Abdurrahim­i gjen rrjetën edhe me ekipin e dytë dhe e gjithë miqësorja mbyllet në shifrat 6-3 për skuadrën e Dalipit.

 ??  ?? Fili përqafohet me Trashin, brazilianë­t bisedojne mes tyre
Fili përqafohet me Trashin, brazilianë­t bisedojne mes tyre
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania