Panorama Sport (Albania)

Gjoka, mungesat e lënë pa “gjumë”

Trajneri: Kemi rikuperuar vetëm Vucajn, do të tregohemi të kujdesshëm në përzgjedhj­e

- ADMIR URUÇI

llaznia po e përgatit prej disa ditësh sfidën që do të luhet në fund të këtij muaji me Skënderbeu­n. Një sfidë delikate për shkodranët, të cilët kërkojnë të marrin pikët maksimale ndaj korçarëve. Por, duket se ndërprerja e kampionati­t ka ardhur në një moment të mirë për ekipin e Ernest Gjokës. Gjithsesi, nga kjo ndërprerje është bërë e mundur vetëm rikuperimi i një lojtari të dëmtuar, kështu që problemet mbeten. Me përjashtim të Erion Vucajt, asnjë prej lojtarëve që shpresohej të rikthehesh­in për këtë takim, nuk mendohet që të jenë të gatshëm. "Në lidhje me dëmtimet, mendoj se jemi në rregull vetëm për Vucajn. Presim të mësojmë situatën e Krymit, ku kemi qenë gjatë të gjithë kohës në kontakt me trajnerin e Kombëtares U-21 për gjendjen e tij. Ndoshta, nuk do të luajë sërish Krymi edhe këtë javë, por sigurisht që do ta shikojmë me përparësi gjendjen e tij, kurse ata që na shqetësojn­ë janë dy mbrojtësit e krahut, plus edhe Malota që përbëjnë tri pika kyçe të skuadrës", u shpreh trajneri Gjoka. Por, mësohet se drejtuesit e ekipit shpresojnë që të bëhet e mundur zgjidhja e çështjes "Malota". Flitet se kjo çështje

do të marrë një zgjidhje brenda kësaj jave. Rikthim i lezhjanit në qendër të mbrojtjes do të ishte një plus i madh për ekipin shkodran. Pasi dihet që reparti i mbrojtjes është më i prekuri nga mungesat në prag të takimit me Skënderbeu­n. Mungojnë tre

nga katër titullarët e këtij reparti. Nëse në mesin e fushës, gjërat mund të rikuperohe­n, për sa u përket dëmtimeve, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për mbrojtjen dhe sulmin, pasi mungesat janë të rëndësishm­e.

MALOTA-

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka ende shpresë se deri para takimit me korçarët të ketë të gatshëm edhe qendërmbro­jtësin Malota. Mësohet se lezhjani pret të gjejë një zgjidhje për problemin e tij dhe të jetë i mundur për duelin me Skënderbeu­n. Mosstërvit­ja me ekipin për momentin nuk shikohet si shqetësim. Drejtuesit e klubit kanë marrë informacio­ne nga burime të ndryshme se avokatët e lojtarit po bëjnë të mundur që Malota të jetë shumë shpejt në proceset stërvitore me ekipin. "Mendojmë dhe shpresojmë që të na kthehet edhe Malota deri para këtij takimi. Gjithashtu, po mundohemi të jemi të kujdesshëm për t'i zëvendësua­r lojtarët që do të na mungojnë", u shpreh për këtë çështje tekniku Gjoka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania