Botërori dhe ekuacioni për Lopeteguin...
Spanja është një nga favoritet për të fituar Botërorin, por, si çdo skuadër tjetër, edhe trajneri Lopetegui ka disa dilema në prag të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Këto janë 8 pyetjet e ekuacionit, të cilat duhet të marrin përgjigje sa më shpejt.
Kush grumbullohet? Lopetegui do të vendosë në javët e fundit përpara Botërorit, por disa lojtarë e kanë vendin të sigurt: De Gea, Reina, Kepa, Ramos, Pike, Alba, Karvahal, Naço, Isko, Alkantara, Buskets, Iniesta, Silva, Koke, Saul, Asensio, Diego Costa.
Në dyshim? Gjatë kësaj kohe, trajneri i Spanjës ka nën vëzhgim lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ka nga ata që nuk kanë luajtur shumë me skuadrat e tyre dhe e kanë në dyshim vendin për në Rusi. Bëhet fjalë për Markos Alonson, Parehon, Odriozolën, Azpilikuetën, Vaskezin, Ijaramendin, Vitolon, Suson, Kajehonin, Matën dhe Moratën. Një listë e gjatë.
Sulmuesi? Ky është dyshimi i parë që do të ketë trajneri për Botërorin. Ai deri tani ka të preferuar Diego Kostën dhe e ka të zgjedhurin e tij në majën e sulmit, por në këtë pozicion mund të luajë edhe Morata. Rodrigo gjithashtu është një opsion i mirë. Skema? Kombëtarja e Arragonesit dhe e Del Boskes kishte stilin e saj dhe nuk ndryshonte kurrë. Edhe me Lopeteguin ka pasur pak ndryshime. Luhet me skemën 4-33, por mbetet për t'u parë nëse në ndeshjet e forta do të konfirmojë të njëjtën skemë. Reina apo Kepa? Nuk ka dyshime për portierin e parë. Ai do të jetë David De Gea. Dyshimi i vetëm lidhet me portierin e dytë. Në listë janë De Gea dhe Kepa, por i takon trajnerit për të vendosur një hierarki edhe për këtë pozicion.
Në mesfushë? Dy mesfushorët e paprekshëm të Spanjës janë Iniesta dhe Buskets. Trajneri i konsideron si pjesën më të rëndësishme të formacionit. Por cili do të jetë mesfushori tjetër? Dueli luhet mes Kokes, Tiago Alkantarës dhe Saulit. Nga krahët? Loja nga krahët është një nga armët më të forta të kombëtares së Spanjës. Trajneri ka aktivizuar gjithmonë Karvahalin dhe Albën, por në Botëror duhen edhe të tjerë për të dhënë kontributin e tyre. Aspas është një mundësi.
Sa mbrojtës? Do të jenë shtatë apo tetë mbrojtës në Rusi? Një tjetër dilemë që duhet të marrë përgjigje sa më parë. Nëse do të jenë 8, atëherë do të ketë më pak sulmues dhe mesfushorë. Por Lopetegui preferon këta të fundit.