Panorama Sport (Albania)

Shqipëria më e dobët që kam parë, ishin 9 figurantë...!

- Nga EDMOND DOSTI

Një Shqipëri për t'u harruar një orë e më parë, madje në një nga paraqitjet e saj më të dobëta të dy viteve të fundit. Një ekip i paqartë, konfuz dhe pa asnjë lloj ideje, pa mesfushë, pa një lojtar organizato­r. Pra, pa një "playmaker", pa një mesfushë tërësisht anonime dhe një sulm komplet inekzisten­t. Pa folur për mbrojtjen, të cilën norvegjeze­t e çanë si në qendër, po ashtu edhe nga krahët, sa herë që deshën dhe si deshën vetë...

Dhe falë Strakoshës, Shqipëria del e mundur nga "Elbasan Arena" vetëm 1-0 sepse, në fakt, tre pritjet e tij shpëtimtar­e duhet t'u kishin dhënë norvegjezë­ve minimumi një fitore të thelle 3-0, ashtu siç u zhvillua loja, e ashtu siç u paraqitën situatat në portën tonë. Në të gjitha drejtimet, fizikisht, teknikisht, atletikish­t, faktikisht, në luftën për topin e parë, në dyluftimet e fituara, në mbulimin një për një, në mënyrën perfekte e të shpejtë të daljes në sulm, në qarkullimi­n e topit, në pasimet e në volumin e lojës në tërësi, kundërshta­ri ishte shumë më lart se Shqipëria e Panuçit. Ekipi ynë nuk u ngjit dot për asnjë çast, as edhe në nivelin e lojës së një ekipi të Superligës shqiptare..., e jo më të një Kombëtarej­e...

Çaloi e dështoi gjithçka, ndaj ose Panuçi ka shumë ide në kokë që mbetën vetëm fjalë dhe ai nuk di sesi t'i transmetoj­ë dot ato tek ekipi dhe lojtarë të veçante, ose duhet të pranojmë që skuadra dhe individë të saj nuk dinë sesi t'i interpreto­jnë ato në fushën e lojës....

Një Strakoshë dhe një Grezdë janë fare-fare pak, për të mos thënë asgjë përballë një kundërshta­ri që luajti në fushë me 11 veta ndaj një Shqipërie me 2 lojtarë dhe 9 figurantë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania