Java e fundit, Anglia luan Europën e milionat
Çdo pozicion në klasifikimin final shpërblehet me 2 mln £
remier Liga po i drejtohet javës së fundit. Verdiktin e saj kryesor, titullin kampion dhe 3 skuadrat që do shkojnë në Champions, kampionati anglez i ka dhënë ende pa u luajtur java e 38-të. Teksa e diela ka nisur numërimin mbrapsht, po i hedhim një sy asaj për të cilën luan ende Premier Liga.
CHAMPIONS- i - Pas fitores ndaj Njukasëllit dhe ndalesës së Çelsit me Hadërsfilldin, Totenhemi iu bashkua Sitit dhe Junajtid në kualifikimin e tyre në Champions për sezonin e ardhshëm, por vendi i katërt nuk është vendosur ende. Liverpuli është favorit (72 pikë) dhe ka një diferencë golash + 42, ndërsa vendi i pestë, Çelsi (70 pikë; +27). Kështu që në javën e fundit, atyre u mjafton që të mos humbasin ndaj Brajtonit për t'u kualifikuar. Shpresa e vetme e skuadrës së Kontes është të fitojë në transfertën e Njukasëllit dhe shpresojë që "reds"-at të munden nga Brajtoni.
LIGA E EUROPËS - Arsenali dhe Bërnlej janë dy skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.
ZONA E FTOHTË - Stok Siti dhe Uest Bromuiç e kanë prerë biletën e rënies në Championship. Beteja për vendin e fundit që mbijeton do jetë mes Sauthemptonit dhe Suonsit. "Mjellmat" renditen 3 pikë pas "shenjtorëve" të vendit të 17të dhe për shkak të golavarazhit më të mirë të Sauthemptonit (-18 ndaj -27 të uellsianëve), e vetmja shpresë e tyre për të mbijetuar është të mundin Stokun dhe Sauthemptoni të humbasë me 10 gola diferencë ndaj Mançester Sitit.
PO MILIONAT? - Por Premier Liga është një kampionat që luan edhe për bonuset financiare në javën e fundit. Dhe Uest Hemi është një nga klubet që rrezikon të humbasë më shumë për shkak të renditjes së tyre aktuale (plot 14 milionë paund). Çdo pozicion
renditjeje në klasifikim shpërblehet me 2 milionë paund. Që do të thotë: Siti që renditet i pari do përfitojë 40 milionë paund. Junajtidi i vendit të dytë përfiton 38 milionë paund. Arsenali dhe Bërnlej janë dy nga skuadrat që nuk kanë asgjë më për të luajtur këtë sezon, sepse pozicionet e tyre janë të pandryshueshme kështu që bonusi financiar për renditjen e tyre në vendin e 6-të dhe të 7-të mbetet 30 dhe 28 milionë paund.
REKORDET