Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Jam mirë te Tirana, asnjë kontakt me Partizanin

"Kam folur me presidenti­n, nesër përmbyllim gjithçka"

- V.Mema

Ze Maria ndihet i lumtur që realizoi dy nga tre objektivat e fillimsezo­nit me Tiranën. Tashmë, braziliani ia kalon "topin" presidenti­t në lidhje me vazhdimësi­në. Pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri i bardhebluv­e komentoi edhe zërat që e lidhin me Partizanin, por pohoi se nuk ka asgjë konkrete. Sipas tij, me ekipin aktual të Tiranës nëse do të ishin pjesë e Superiores, do të bënin një paraqitje të mirë në elitën e futbollit shqiptar. Për në elitë Ze Maria ka projektuar disa futbollist­ë, gjithnjë nëse do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës.

Si ndiheni pas këtij trofeu?

Mirë, mirë. Ishte një nga tre objektivat tanë, arritëm dy, përveç kupës. Jam i kënaqur, sepse ishte objektivi kryesor për rikthimin në Superiore. E ardhmja juaj te Tirana, keni folur me presidenti­n? Kam folur në njëfarë mënyre me presidenti­n, duhet të flas me të nesër ose pasnesër për të përmbyllur gjithçka. Të bëjmë një projekt për të ardhmen dhe nuk mendoj se do të kemi shumë probleme, sepse jemi ambiciozë të dyja palët. Domethënë, dëshira juaj është të qëndroni?

Po, unë jam mirë te Tirana, familja ime është mirë në Tiranë. Nuk është ky problemi. U shfaqët disi nervoz gjatë lojës, pse?

Isha shumë nervoz sepse kisha dyshime për disa lojtarë, pasi nuk bëmë një lojë të mirë në pjesën e parë. Nëse do të ishit pjesë e Superiores me këtë ekip, çfarë vendi mund të zinit? Është e komplikuar kjo gjë për ta ditur. Të luash në Superiore, është tjetër gjë, me kundërshta­rët që kanë tjetër nivel. Por, mendoj se do të bënim një figurë të mirë dhe jo të keqe. Nëse do qëndroni, keni projektuar ndonjë lojtar për ta afruar?

Siç e thashë më parë, duhet të ulemi të bisedojmë, por sigurisht që kemi parë ndonjë lojtar. Por, që tani e tutje do të mendojmë për të ndërtuar skuadrën. Është folur për një "feeling" të Ze Marias me Partizanin. Ka vetëm fjalë apo ndonjë gjë konkrete? Unë nuk jam takuar me asnjë nga Partizani, shkoj të shoh ndeshjet e Partizanit, sepse luajnë në stadiumin tonë. Është poshtë shtëpisë sime, ndaj nuk ka asgjë konkrete. Nëse vjen një ofertë më e mirë nga Partizani sesa ajo e Tiranës… Sot flasim për Tiranën ( qesh).

 ??  ?? Ze Maria dhe lojtarët e huaj duke iu gëzuar trofeut
Ze Maria dhe lojtarët e huaj duke iu gëzuar trofeut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania