Panorama Sport (Albania)

Hakaj: Vulosim mbijetesën me Lushnjën, dua që të shpëtojë Vllaznia

Mbrojtësi shkodran i Teutës: Jam edhe një vit nën kontratë

-

Teuta vazhdon e qetë me përgatitje­t në terren në kuadër të takimit me Lushnjën, që do të zhvillohet në "Niko Dovana". Rezultatet e arritura u japin qetësi bregdetarë­ve për t'u stërvitur për takimin e radhës. Kur iu duhet edhe një pikë për të siguruar mbijetesën, gjithçka bëhet edhe më e thjesht për durrsakët. Mbrojtësi Esin Hakaj, duke pranuar momentin e mirë që ekipi po kalon, thotë se Teuta duhet të marrë maksimumin në ndeshjet e mbetura, ndërsa ndalet edhe te Vllaznia, ekipi i tij i zemrës. Ju mjafton edhe një pikë, e kishit menduar kaq të lehtë fundin?

Të them të drejtën, nuk e kishim menduar dhe nuk ka qenë e lehtë. Ne kemi bërë ndeshje mjaft të mira në dy fazat e fundit dhe me meritë ndodhemi këtu ku jemi. Në fillim më dukej e vështirë të merrnim kaq pikë në katër ndeshjet e fundit, por me punë dhe besim ia dolëm.

Lushnja nuk ka asnjë objektiv, por ju ka marrë katër pikë deri tani. I druheni?

Teuta nuk i druhet asnjë kundërshta­ri, ne kemi mundur ekipe si Partizani, Kukësi apo Skënderbeu dhe tani nuk e diskutojmë fitoren me Lushnjën. Është një kundërshta­r i vështirë, pasi nuk ka asnjë

presion, por ne nuk na falet të gabojmë aq më shumë ndaj tyre. Çfarë ndryshoi në këtë periudhë, duket sikur i keni nisur ndeshjet me marshin e pestë?

Loja e mirë që kemi bërë, është shpërblyer më në fund me fitore. Po kalojmë një moment mjaft të mirë. Falë fitoreve të fundit, jemi më të qetë dhe e dimë se tani e kemi arritur objektivin, ndonëse na duhet edhe një pikë. Nuk jemi euforikë, por të vetëdijshë­m dhe të sigurt. Vllaznia e ka luftën me Kamzën, cila shpëton në fund? Realisht, në këtë moment, Vllaznia

është shumë e rrezikuar dhe nuk varet më nga vetja e vet. Pra, përveçse duhet t'i fitojë të dyja ndeshjet, pret edhe se si do dalin kundërshta­rët. Më duket shumë e vështirë, por shpresoj të qëndrojë në Kategorinë Superiore sepse është një ekip legjendë dhe kampionati ka nevojë për Vllazninë.

Në aspektin personal, i kënaqur me paraqitjet këtë sezon?

Kam pasur besimin e drejtuesve që në fillim dhe jam munduar t'ua shpërblej në fushë. Kam dhënë më të mirën për skuadrën dhe më vjen mirë që arritëm objektivin, ndonëse ne kishim ambicie më të mëdha. Besoj se kam bërë ndeshje të mira, por ky është vetëm fillimi.

Në sezonin e ri do të jeni pjesë e Teutës apo keni plane të tjera?

Kam kontrat edhe për sezonin tjetër dhe sigurisht që do të jem pjesë e ekipit. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania