Panorama Sport (Albania)

Aleksi, kamerieri që u bë yll në Gjirokastë­r

“Ka Zot, shkojmë në Europë. Naingolan idhulli im”

- TOMOR SHEHU

Albano Aleksi është pa dyshim një nga pikat më të forta të Luftëtarit. Një zbulim i vërtetë në Superiore gjatë sezonit të kaluar dhe tashmë një prej titullarëv­e të padiskutue­shëm të gjirokastr­itëve. Ky është sezoni i tretë radhazi që 25-vjeçari luan me fanellën bluzi. Në verën e vitit 2015, ai erdhi pas aventurës në Kategorinë e Parë me Butrintin e Sarandës, teksa u pikas nga trajneri gjirokastr­it, Mustafa Hysi. Për shpërthimi­n te Luftëtari, kalvarin e gjatë të vuajtjeve, nga puna si kamerier, e deri tek udhëtimi i përditshëm nga Levani në Fier, Aleksi pranoi të rrëfehej ekskluzivi­sht për "Panorama Sport".

Si ka lindur te ju pasioni për futbollin dhe në çfarë moshë e keni nisur aktivizimi­n tuaj si lojtar?

Si gjithë fëmijët e moshës edhe unë luaja me shokët në lagje, në Levan të Fierit. Çdo ditë që kalonte më bënte të ndihesha mirë me shokët. Loja me top më rrëmbeu, më bëri për vete. Këtë gjë e vunë re edhe prindërit e mi. I vura në pozitë aq sa mamaja dhe gjyshi nga babi më çonin çdo ditë me urban në Fier. Isha vetëm shtatë vjeç dhe më duhej të sfidoja kushtet e udhëtimit. Me trajner Hektor Paçon jam stërvitur për tetë vjet dhe gjej rastin ta falënderoj për punën dhe përkushtim­in e tij me ne fëmijët e asaj moshe. Kam luajtur deri te paratërinj­të me Apoloninë. Më pas, për arsye familjare emigruam në Greqi dhe rinisa të luaj futboll me akademinë e Asteras Tripoli për tre vite.

Më tej, si është e vërteta e karrierës tuaj si lojtar?

Pasi u provova te moshat e Astera Tripolit, fitova besimin dhe respektin e stafit teknik falë shpirtit të garës, punës së përditshme, pa marrë në konsiderat­ë faktorin kohë. U grumbullov­a me ekipin e parë, por për fatin tim të keq nuk u aktivizova. U penalizova nga rregulli i kampionati­t grek ku nuk lejohej aktivizimi i jo më shumë se tre lojtarëve të huaj. E pashë të udhës të bëj pas. Zgjodha të kthehesha në Shqipëri, pikërisht në Sarandë.

Nga Greqia te Butrinti i Kategorisë së Parë...

Zgjodha Butrintin sepse doja të vazhdoja ëndrrën e moshës, duke luajtur për herë të parë në Kategorinë e Parë

për dy sezone e gjysmë. Por dhe atje (në Sarandë) gjërat nuk shkuan mirë. Pas firmosjes me Butrintin kalova një periudhë të vështirë gjashtë-mujore, pasi nuk u aktivizova për asnjë minutë. Trajneri Agim Bedini nuk më kishte në planet e tij. Do të thoni ju përse? Edhe sot e kësaj dite nuk e kam marrë vesh të vërtetën. Pasionin për futbollin s'mund të ma shuante askush. Çdo ditë në shëtitoren e qytetit të Sarandës bëja vrap herët në mëngjes, më pas stërvitesh­a me top, në palestër dhe veçmas në stadium.

Gjithsesi, më pas gjithçka ndryshoi. Çfarë ndodhi?

Para se t'i përgjigjem pyetjes tuaj më duhet t'ju them se kam kaluar një periudhë tmerri në planin moral, por ja që me punë dhe vullnet ia dola të jem pjesë e Luftëtarit prej dy sezonesh. Në atë periudhë të vështirë ekonomike isha i detyruar të punoja si kamerier te një miku im në Sarandë. Me ndryshimin e stafit teknik te Butrinti, pikërisht me ardhjen e Mustafa Hysit dhe Kristaq Cikos, u aktivizova rregullish­t. Ishte ky staf teknik që besoi tek unë. Nga një i papreferua­r, me modesti më duhet të pranoj, u bëra pjesë e 11-shit të Butrintit. Dyshja Hysi-Ciko besoi tek unë falë punës dhe përkushtim­it tim të përditshëm.

Si mbërritët në Gjirokastë­r? Aktualisht jeni së bashku me Behar Ramadanin një ndër idhujt e tifozërisë vendëse?

Te Luftëtari erdha nga Mustafa Hysi dhe Kristaq Ciko, pasi ata besonin tek unë. Luftëtari militonte në Kategorinë e Parë. Ishin këta trajnerë që formatuan grupin e duhur. Me punë e investime financiare ekipi ynë sot është më afër se kurrë Europës.

Luftëtari po përjeton një ëndërr dhe duket drejt zyrtarizim­it në Europë. Besoni se do ta arrini që këtë javë?

Një sezon më parë u renditëm të katërtit në klasifikim. Fati nuk ishte me ne. Na penalizoi Tirana. Ky është sezoni ynë. Asgjë s'ka përfunduar, por besoj dhe shpresoj se këtë radhë do të ketë Zot edhe për ne.

Presidenti Tavo u shpreh pak ditë më parë se për Aleksin kanë ardhur oferta zyrtare nga klube të huaja. Kur ju përfundon kontrata me Luftëtarin?

Me Luftëtarin jam nën kontratë deri në verën e vitit 2019. Është e vërtetë se ofertat s'më kanë munguar. Më parë duhet ta mbyll denjësisht këtë sezon me Luftëtarin. E kam treguar dhe justifikua­r besimin në fushën e lojës te sportdashë­sit gjirokastr­itë, të cilët ndonjëherë edhe janë mërzitur nga unë nga kartonët e verdhë. Jam natyrë e sinqertë dhe nuk i duroj padrejtësi­të. Në fund të sezonit do të ulem të bisedoj me presidencë­n për të vendosur lidhur me të ardhmen. Në Gjirokastë­r jam ndier si i shtëpisë. Ky qytet është shtëpia ime e dytë. Kam shumë shokë, miq dhe simpatizan­të.

Me Ramadanin në mesfushë dukeni si një dyshe që plotësoni njëri-tjetrin...

Jo vetëm me Ramadanin, por me gjithë lojtarët në tërësi jam ndier mirë. Me Danen ndihem mirë, e njohim njëritjetr­in me sy mbyllur. E përsëris edhe njëherë: një ditë do të ndahem me Ramadanin dhe gjithë çunat. Megjithatë, asnjëherë s'thuhet kurrë, pasi një ditë mund të bashkohemi. Të gjithë kanë vendosur nga një gur te ky Luftëtar. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë.

A ka një lojtar apo skuadër që ju frymëzon?

Idhulli im në futboll është mesfushori i Romës, Naingolan. Sa i përket skuadrave, jam tifoz i Juventusit dhe Italisë.

Ndeshja e radhës me Skënderbeu­n. Në dukje e lehtë, pasi korçarët e kanë arritur objektivin...

Është ndeshje e vështirë për vetë objektivin që kemi ne. Skënderbeu, pavarësish­t se është shpallur kampion është skuadër e paparashik­ueshme për cilësitë që ka. Ne duhet të luftojmë dyfish për të ruajtur me çdo kusht vendin e tretë. Ta mbyllim në sytë e tifozëve këtë ndeshje të fundit me fitore. Jam i bindur se do t'ia dalim përballë kampionëve.

 ??  ?? ALBANO ALEKSI
Mesfushori 25-vjeçar i Luftëtarit
ALBANO ALEKSI Mesfushori 25-vjeçar i Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania