Panorama Sport (Albania)

Letra e Dukës për pastrimin e futbollit si vetëtimë në qiell të pastër!

"Ç'i shkrepi në kokë shefit Duka, ç'qe ky zell për të marrë penën e për t'i shkruar kryeprokur­ores! Apo na duhet një alibi për eprorët lart në UEFA, të cilët po na ndjekin me lupë në dorë. Sido që të jetë puna, nëse beson ndopak te legjenda qysh në lindje

- Nga GËZIM SINEMATI

N ëse letra e presiden tit Duka në adresë të k r y e p r o k u r o r e s Marku është vlerësuar si akt i vonuar ndërgjegjë­simi apo si një finte për alibi, ftesa që i bën zonjës së ligjit për të pastruar futbollin duket si një vetëtimë në qiell të pastër. Ç'i shkrepi në kokë shefit ky zell për të marrë penën apo na duhet një alibi për eprorët që po na ndjekin me lupë në dorë lart nga UEFA. Sido që të jetë puna, nëse beson ndopak te legjenda qysh në lindje të lojës me top, futbolli shtrëngohe­t për të bërë letra kur ajo që pasqyrohet nga fusha frymëzon më shumë mosbesim sesa besim. Po të jetë kështu, letra që ka bërë presidenti pas 16 vitesh pushtet të harbuar, tejet hermetik edhe ndaj shtetit të vet, edhe pse e sforcuar, duket si fillimi i dorëzimit. Një ftesë për të pastruar oborrin e ndotur thellë të futbollit, ku më e bukura është se ata që janë kujdesur që të kemi sa më shumë plehra të llojit sportiv, si dhuna, trukimet apo tolerimet, po tregohen të penduar me letra dhe jo me vepra...

Thonë se kur futbolli merr penën dhe shkruan letra, kjo është si një lojë që të duket sikur mbizotëroh­et nga çiltërsia, aq sa disa besojnë se nuk ka më sekrete për të ndarë midis njerëzve të dhomave dhe atyre të shkallëve të stadiumit. Për të krijuar një iluzion të tillë ka kontribuar edhe trajneri De Biazi, i cili gjatë predikimit për "revolucion­in kuqezi" ka lejuar me zell publikimin e letërkëmbi­mit me futbollist­ët. Aty përmendej deri heroi kombëtar Skënderbeu, pa harruar edhe frazën delirante se shqiptarët kur dalin në fushë, ngjajnë më shumë si shqiponja sesa si njerëz. Lutemi të mos jetë e vërtetë, të jetë trill i mendjes sonë të dozuar me dyshime, por thuhet se një letër e tillë "droguese" është lexuar para ndeshjes me Serbinë. Ky mund të jetë rasti "atipik" kur letra ndihmon më shumë kundërshta­rin sesa vetë... shqiptarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania