Panorama Sport (Albania)

ilani në un ërsulm n aj S së, ër on avanin në ëm!im të "hi#hos

2 u-ezinjtë ideojnë shkëmbimin e bujshëm

-

Prej muajsh të gjithë janë në dijeni të një interesi të PSG-së për Xhanluixhi Donarumën dhe më në fund Milani ka reaguar. Sipas mediave franceze, klubi kuqezi u ka bërë një kundërofer­të homologëve në kryeqyteti­n e Francës. "Djalli" ka kërkuar që në këmbim të Xhixhos të marrin Edinson Kavanin. Sulmuesi është ai që mund t'i duhet ekipit të Gatuzos pas një sezoni plot dritëhije, sidomos në aspektin ofensiv. Problemi i uruguaiani­t është paga e tij. Ai arkëton 10 milionë euro në vit, pa harruar faktin që një bomber i tillë vështirë se mund të pranojë një projekt që nuk ofron Champions-in.

TË FITUARIT- Në rast realizimi të kësaj marrëveshj­eje, Gatuzo do të kishte më në fund sulmuesin e ëndërruar që mund t'i garantojë të paktën 20 gola në sezon. Kavani këtë vit ka shënuar 40 në total (28 në kampionat). Edhe Mino Raiola do të ishte shumë i lumtur, pasi më në fund do të dërgonte Donarumën në Paris ku ndoshta nuk do të paguhej më shumë se te Milani, por do të kishte një vitrinë si ajo e Champions-it. Teksa PSG do të blindonte portën, njëkohësis­ht do të largonte Kavanin, duke i dhënë një tjetër sinjal Nejmarit në lidhje me konkurrenc­ën në sulm dhe sidomos goditjen e 11-metërshave. SKEMA- Siç bëjnë të ditur burime pranë Milanit, Rino Gatuzo do të hedhë në fushë një me modul ndryshe në sezonin e ri. Skema e re do të jetë 4-3-1-2, aq i parapëlqye­r nga ish-presidenti Silvio Berluskoni. Kavani do të ishte në këtë rast partneri ideal i Kutrones, si në aspektin e lojës, ashtu edhe të përvojës. Pas tyre do të luante Çalhanoglu në rolin që preferon më shumë (fantazist),, ndërsa Bonaventur­a do të rikthehej në mesfushë me Kesin dhe Biljan. Mbrojtja nuk do të pësonte ndryshime drastike, teksa në portë Pepe Reina ofron garancitë e duhura për të pasur Donarumën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania