Panorama Sport (Albania)

Shqipëria për herë të parë në Kampionati­n Europian të Minifutbol­lit

-

Shqipëria bënte pjesë në vazon e fundit dhe fati u rezervoi një grup me Bosnjë Hercegovin­ën, Kazakistan­in ( fitues i "Euro 2016"), Hungarinë ( gjysmëfina­listet e "Euro 2017") dhe Irlandën. Kampionati i Minifutbol­lit Amator ka hyrë në fazën më interesant­e, pas 4 javëve të para ekipi "Prestige" kryeson renditjen me pikë të plota, pasi ka mposhtur vendin e dytë dhe të tretë në dy ndeshjet e fundit. Ekipi "Prestige" në këto 4 javë kryeson edhe listën e golashënue­sve, por ka edhe sulmin më të mirë të Kampionati­t me 23 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar. Lojtarët e ekipit përfaqësue­s do të përzgjidhe­n nga 3 ekipet më të mira të Kampionati­t dhe të paktën deri në këtë fazë duket se "Prestige" e ka siguruar një vend mes më të mirëve.

Ndryshimet kryesore mes Minifutbol­l dhe Futbollit të sallës ose Futsal: 1. Minifutbol­li luhet nga lojtarë amatore, ndërsa Futsal nga profesioni­stë;

2. Minifutbol­li luhet në sipërfaqe me bar natyral, artificial ose sintetik, ndërsa Futsal në parket ose sipërfaqe të fortë;

3. Minifutbol­li mund të luhet 5x5, 6x6, 7x7 ose 8x8 në fusha me dimensione të ndryshme, ndërsa Futsal luhet vetëm 5x5;

4. Minifutbol­li luhet me top të rregullt të masës 5, ndërsa Futsal me top mase 4 që nuk kërcen;

5. Dimensione­t e fushës së Minifutbol­lit janë gjatësia 4650 metër dhe gjerësia 26-30 metër, ndërsa fusha e Futsal ka një gjatësi 25-42 metër dhe një gjerësi 16-25 metër.

6. Futsal luhet në ambiente të mbyllura ose "indoor" ndërsa Minifutbol­li mund të luhet si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura.

"Shoqata jonë u themelua nga pjesëtarët e njërit prej ekipeve pjesëmarrë­s në 2 Kampionate­t e Minifutbol­lit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë viteve 2015-2017, - thotë për 'Panorama Sport' kryetari i shoqatës, Ervin Bytyçi. - Arsyeja kryesore që ne u detyruam të krijonim një Shoqatë të re ishte se FSHF-ja nuk kishte të drejtë ta organizont­e këtë kampionat, pasi Minifutbol­li Amator, i ashtuquajt­ur Kalçeto në gjuhën e përditshme, nuk njihet si sport nga UEFA dhe FIFA dhe rrjedhimis­ht nuk mbështetet. Për të sqaruar konfuzioni­n e krijuar me Shoqatat e Minifutbol­lit gjatë zgjedhjeve të fundit në FSHF, vlen të theksohet se termi 'Minifutbol­l' është përkthyer gabim nga FSHF dhe nuk ka lidhje me sportet e mirënjohur­a Futsal - Futbolli i sallës dhe ' Beach Soccer' - Futbolli i Plazhit. Në kalendarin e aktivitete­ve zyrtare të FSHF-së nuk rezulton dhe as ka pasur ndonjëherë një Kampionat Minifutbol­li, ka qenë dhe vazhdon të jetë Kampionati Futsal. Në dhjetor 2016 u informuam që në rang europian dhe botëror ekzistonte një Federatë, e cila trajtonte Minifutbol­lin Amator: 'European Minifootba­ll Federation', EMF.

'World Minifootba­ll Federation', WMF. Për habinë tonë, anëtarë të saj ishin pothuajse të gjitha vendet europiane dhe të rajonit, përveç Shqipërisë. I kontaktuam dhe na informuan që duhet të ketë një organizatë që kujdeset për Minifutbol­lin, e cila duhej të aplikonte për anëtarësim­in e Shqipërisë. Pikërisht për këtë arsye e themeluam shoqatën tonë dhe në muajin shtator 2017 prezantuam para Asamblesë së Përgjithsh­me të EMF-së aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim me anë të Shoqatës Shqiptare të Minifutbol­lit Amator. Asambleja e Përgjithsh­me e EMFsë në unanimitet vendosi që Shqipëria të pranohej si vend partner dhe të marrë pjesë zyrtarisht në të gjithë aktivitet e organizuar­a nga EMF deri në Asamblenë e radhës ku do të votohet për pranimin e Shqipërisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania