Panorama Sport (Albania)

Champions vlen 40 milionë euro, "dallgë" zikaltër në "Olimpico"

-

Shitje e lirë biletash, nuk ka nevojë për teser tifozi apo identifiki­me, të gjitha këto arsye, për të cilat drejt Romës pritet një dyndje paqësore interistës­h për sfidën mes Lacios dhe Interit. Një arsye më shumë është binjakëzim­i disavjeçar mes dy tifozërive, të cilat të dielën do të përballen për të vendosur pronësinë e vendit të katërt, që përkthehet me një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin tjetër. Pjesëmarrj­a në Champions vlen 40 milionë euro për arkat e një klubi, një arsye më shumë kjo që për 90 minuta të dyja ekipet t'i japin jetë një beteje që mungon prej vitesh në aksin "Pinettina"-" Formello".

SHIFRA- Do të jenë të paktën 12 mijë tifozë në "Olimpico" që do të brohorasin për skuadrën e Spaletit, teksa 6- 7 mijë do të udhëtojnë që nga Milano. Kërkesat për bileta kanë qenë të shumta, çka ka detyruar drejtuesit e Lacios të shtojnë një sektor për tifozët miq. Mbështetës­it zikaltër janë përgjigjur gjithmonë pozitivish­t në ndeshjet e Interit gjatë sezonit me më shumë se 50 mijë për ndeshje, pa harruar sfidat me Juventusin dhe Milanin që kanë shënuar arkëtime rekord. Tani është momenti i Ikardit me shokë të shpërblejn­ë besimin e një populli që prej shtatë vitesh përkund ëndrrën "Champions".

TESTIM- Përveç vlerës në renditje në arkat, për zikaltrit ndeshja ndaj Lacios do të jetë një provë maturie për një grup që disa herë gjatë sezonit nuk janë treguar në lartësinë e situatave. Që nga Handanoviç e deri tek Ikardi, të gjithë lojtarët kanë një mision për të kryer. Champions-i, po aq sa për ta, vlen edhe për tifozët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania