Panorama Sport (Albania)

Shumë muskuj dhe pak fantazi, ja “hallet” e Lëvit

Trajneri: S’kemi driblues që të japin pasin final

-

Ediela ishte një ditë pushimi për skuadrën e Gjermanisë. Por, sot lojtarët do t'i rikthehen stërvitjes intensive në fushën stërvitore. Retë qëndronin thellë në malet Dolmotine. Shiu dhe vetëtimat shfaqen herë pas here në Tirolin e Jugut, aty ku shumë turistë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre edhe skuadra e përfaqësue­ses gjermane ka menduar për t'u përgatitur për Botërorin në Rusi. Të shumtë janë ata që kërkojnë të dalin në fotografi me lojtarët apo trajnerin Lëv. Por, jo vetëm ata, turistët, shumë reporterë të mediave të ndryshëm ndodhen afër skuadrës dhe kanë zënë diku një dhomë hoteli. Në ditët e fundit ka pasur shumë lajme rreth skuadrës, intervista apo dhe mundësi për të ndjekur stërvitjen e pancerave. Sot do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore me U-20 të Gjermanisë. Përgatitje­t e fundit kanë qenë më shumë fizike sesa taktike. Trajneri Lëv kishte deklaruar disa ditë më parë se në kombëtare është ndryshe stërvitja se te klubet. Aty shumë gjëra duhen thjesht të përsëriten. Ndeshja miqësore do të shërbejë më shumë për të provuar skemat që tashmë janë në mendjen e trajnerit të bazuar në formën fizike të lojtarëve. Nuk dihet se sa do të zgjasë ndeshja. Në të kaluarën, këto takime janë luajtur të ndara në tri apo katër pjesë. Me kuriozitet do të pritet aktivizimi i Manuel Nojerit që mund të luajë minutat e para pas një kohe të gjatë jashtë fushave të lojës. Në Botëror, Lëv do të kërkojë të godasë kundërshta­rët, pasi kërkon të mbajë larg portës ata. Një problem i tillë u pa në ndeshjen miqësore kundër Spanjës, skuadra gjermane vuajti shumë, sidomos në pjesën e parë. Po kush janë pikat e tjera që duhet të përmirësoj­ë skuadra dhe çfarë i mungon nga Botërori i kaluar. "Sportschau" ka bërë një analizë të gjendjes së skuadrës së Lëvit.

Shumë pak driblues

Lëv po mundohet të gjejë mënyra për të depërtuar ndaj kundërshta­rëve që luajnë shumë afër portës së tyre. "Duhet të punojmë dhe të provojmë të luajmë më në thellësi, duke rrezikuar më shumë portën kundërshta­re", deklaroi trajneri disa ditë pas ndeshjes ndaj Brazilit ku skuadra nuk pati shumë raste shënimi dhe si rrjedhojë u mund 0-1 në Berlin. Mungesa e një lojtari që mund të vertikaliz­ojë topa në zonë është një faktor. Sigurisht që çdokush mund

të mendojë për Ozil, me të drejtë, por fantazisti ka humbur magjinë e dikurshme. Lëv gjithashtu këmbëngul në stërvitje në duelet një kundër një, sidomos në repartin e mesfushës. Në Europianin e fundit në Francë ku Gjermania u eliminua nga skuadra organizato­re

në gjysmëfina­le, trajneri vuri re shumë duele të humbura në atë repart. "Do të mundohemi të perfeksion­ojmë lojën tonë ofensive", tha asistenti i Lëvit, Sorg në intervistë­n e tij. Vrapime të pandërprer­a Është e vështirë të mbash një ritëm gjatë gjithë lojës, por

pikërisht këtu gjermanët kanë edhe armën më të fortë. Strategjia është e qartë, vrapime të vazhdueshm­e dhe automatike. Kjo e kombinuar edhe me pasime të shpejta, do të mundësonte skuadrën të vinte në rrezik çdo kundërshta­r. Lëv ka menduar edhe një

ndryshim në repartin e mbrojtjes ku në varësi të kundërshta­rit do të provohet të luhet me 3 mbrojtës. Dhe pse rreshtimi me katër është prioritet. Gjatë një prononcimi për "ARD", Lëv nuk kërkonte të hynte në detaje, pasi kjo do të ishte një avantazh për

skuadrat kundërshta­re, mendon trajneri. Por sa serioze ka qenë përgatitja në këtë javë të parë të kombëtares gjermane në Epan, të Tirolit të Jugut, kjo do të shihet vetëm pas ndeshjes së parë miqësore ndaj Austrisë me datë 2 qershor në Klagenfurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania