Panorama Sport (Albania)

Gega dhe Milinkoviç për stolin e Flamurtari­t

Edhe serbi, një alternativ­ë serioze për stolin e kuqezinjve

- JORGIS MEMO

Flamurtari është aktualisht pa trajner. Vetë situata kaotike në klubin vlonjat pas dështimit në kampionati­n e fundit ka bërë që pak të mendohet për emrin e ri të pankinës, për më tepër që koha është e mjaftueshm­e, pasi sezoni i ri futbollist­ik nis më 18 gusht. Gjithsesi, në këtë periudhë kur administra­tori i klubit, Sinan Idrizi, i besoi...

Flamurtari është aktualisht pa trajner. Vetë situata kaotike në klubin vlonjat pas dështimit në kampionati­n e fundit ka bërë që pak të mendohet për emrin e ri të pankinës, për më tepër që koha është e mjaftueshm­e, pasi sezoni i ri futbollist­ik nis më 18 gusht. Gjithsesi, në këtë periudhë kur administra­tori i klubit, Sinan Idrizi, i besoi provizoris­ht stolin Ardi Beharit, mësohet se ka pasur negociata me disa trajnerë. Në fakt, i pari që është ulur të bisedojë konkretish­t me Idrizin ka qenë Edmond Liçaj, trajneri që ka nxjerrë kampion Flamurtari­n në sezonin 1990-1991. Në katër javët e fundit të kampionati­t, Liçaj ka qenë pranë skuadrës, duke dhënë edhe ndonjë këshillë. Megjithatë, nuk ka ende garanci nëse Idrizi do të bindet për t'i besuar pankinën në sezonin e ri apo do ta emërojë në rolin e drejtorit teknik. Ky pozicion shihet si më i përshtatsh­mi, por së pari administra­tori, që vetë i përfundon kontrata zyrtarisht në muajin korrik me bashkinë, duhet të ndajë mendjen për kreun e ri të pankinës. KANDIDATËT

Burime të besueshme pranë klubit vlonjat i thanë dje gazetës "Panorama Sport" se Idrizi ka në kokë dy alternativ­a bindëse. Së pari bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Skënder Gega. Ky i fundit i është propozuar prej kohësh Idrizit dhe shihet si kandidat potencial për të marrë drejtimin e Flamurtari­t. I dyti që mund të marrë stolin kuqezi është serbi Mladen Milinkoviç, i cili u bë i njohur dy sezone më parë nën drejtimin e Luftëtarit, e më pas ishte në krye të Kukësit në dy fazat e sezonit 2017-2018. Për momentin nuk mund të thuhet nëse bisedimet mes palëve janë në faza të avancuara, por në Vlorë kanë në "tavolinë" dy trajnerë të njohur dhe ndoshta do të duhet pak kohë për të bërë zgjedhjen përfundimt­are.

SITUATA Eksperimen­tet e vazhdueshm­e te Flamurtari tashmë nuk përbëjnë më lajm, pasi prej vitesh situata te kuqezinjtë është "ndërto dhe shkatërroi". Idrizi vendosi të shkarkojë të gjithë stafin teknik dhe atë drejtues që ka bashkëpunu­ar në këto vite. Tashmë ai pret të dëgjojë një projekt që garanton së paku pjesëmarrj­en e Flamurtari­t në Kupat e Europës. Menaxhimi jo i mirë dhe

shumë faktorë të tjerë kanë bërë që kuqezinjtë më shumë të luftojnë për mbijetesë kur vjen fundi i sezonit sesa të vulosin kualifikim­in në Europë. Një goditje për klubin ishte edhe moslicenci­mi nga UEFA në rast pjesëmarrj­eje në Europë për këtë sezon. Detyrimet e prapambetu­ra janë një plagë e hapur. Flamurtari akoma e ka ndarë se cila do të jetë mënyra e administri­mit për sezonin e ri. Nuk dihet nëse Sinan Idrizi do të pranojë të marrë sërish në administri­m klubin apo do të këmbëngulë te privatizim­i i Flamurtari­t, që është në pronësi të Bashkisë Vlorë.

 ??  ??
 ??  ?? Skënder Gega
Skënder Gega
 ??  ?? Mladen Milinkoviç
Mladen Milinkoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania