Panorama Sport (Albania)

Daja: Kupa ishte e jona, ja çfarë i thashë Mezanit

‘I kërkoj Shehit të vazhdojë futbollin, të paktën për Europën”

-

K ishte 19 vite që një trajner nuk arrinte të fitonte dy trofetë e një kampionati, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, por Ilir Daja ia doli duke thyer dhe një tabu për korçarët. Në intervista­t e dhëna për "SuperSport" dhe RTSH, trajneri kryeqyteta­s ka qenë mjaft i lumtur dhe ia dedikon Kupën qytetit të Korçës.

Ka 19 vite që një trajner nuk fiton Kupën dhe kampionati­n. Jeni i lumtur që e realizuat këtë?

Jam shumë i kënaqur që ky sezon u mbyll me këtë tripletë. Unë quaj trofe edhe futjen në grupet e Ligës së Europës. Është hera e parë që ky trofe i vjen qytetit dhe ekipit. Çunat e meritojnë. Gjej rastin që t'i bëj thirrje Shehit të vazhdojë edhe në Europë. Ia dedikoj trofeun qytetit të Korçës.

Kupën jua dhanë titullarët përsëri?

Te Skënderbeu ka një mënyrë të thjeshtë, që është shpirti i skuadrës. Kjo e favorizon çdo trajner. Të gjithë kanë kontribut, pa dyshim.

Fituat me një penallti të dyshimtë, ju vjen keq për një gjë të tillë?

Nuk dua të bëj këtë diskutim, pasi ishte një ndeshje ku kundërshta­ri nuk na vuri shumë në vështirësi. Mendoj se ka qenë një ndeshje deri diku e ekuilibrua­r ku diferencën e bënë lojtarët me eksperienc­ë.

Keni shpallur kampion 3 ekipe, Dinamon, Elbasanin dhe Skënderbeu­n. Do të ketë ekip të 4- t?

Do vazhdoj me të njëjtën mendësi derisa të jem në trajnim, jo vetëm për marrjen e trofeve. Të gjithë kolegët që kanë qenë kundërshta­rë i përshëndes. Ata që kanë fituar dhe jo. E ngacmova Mezanin, i thashë që në fillim që Kupën do ta marrim ne.

Xhejms dhe Soue ishin më të mirët në fushë. Është ndeshja e fundit për ata?

Largimet duhet të jenë të studiuara. Do më bëhej qejfi në qoftë se shkojnë në

kampionate më të forta se yni.

E kanë dëmtuar skuadrën katër javët e fundit, gjatë së cilave nuk dhatë maksimumin?

Ne punojmë në grup. Ka qenë politikë e të gjithëve që duhet të bëjmë rrotacion. Me eksperienc­ën që kanë djemtë, e kanë zgjidhur. Kishin nevojë për rikuperim të energjive, ndaj janë lënë pushim.

Momenti më i bukur i këtij rrugëtimi?

Zgjedh Europën, pasi na e bëri më të lehtë kampionati­n.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Presidenti Meta duke i dhënë medaljet
lojtarëve të Skënderbeu­t
Fotot: F.Hazizllari Presidenti Meta duke i dhënë medaljet lojtarëve të Skënderbeu­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania