Panorama Sport (Albania)

“Na mundi një 11-metërsh, fitoren e doja për tifozët”

-

avarësisht humbjes në finalen e djeshme ndaj Skënderbeu­t, trajneri Gentian Mezani ka falënderua­r futbollist­ët për atë që kanë dhënë jo vetëm në këtë ndeshje, por gatë gjithë sezonit. "Jam i kënaqur dhe i lumtur për atë që kam bërë me skuadrën. E treguan edhe sot (dje) se nuk ka qenë rastësi që erdhën deri këtu duke e treguar në fushë. Skënderbeu mund të ketë qenë superior me qarkullimi­n e topit, por nuk na ka rrezikuar shumë. Kemi qenë një skuadër dinjitoze në fushë në të gjitha aspektet e lojës. Jemi ndëshkuar nga një penallti që ishte 2-3 metër jashtë zone. Nuk ia vlen të diskutosh për një gjë të tillë. Sot doja që të kënaqim tifozët, më vjen keq vetëm për ta. Tifozët kanë dhuruar spektakël, duke filluar nga Laçi dhe deri këtu në Elbasan", tha trajneri për "SuperSport", që sqaroi edhe momentin e penalltisë. "Në momentin kur Xhejms mori topin gaboi Fangaj, duhet të dyluftonte vetëm Qaqi me Nimagën në ajër. Vërtet ishte një gabim, por nuk duhet të ishte një ndeshje për arbitra. Tani ka mbaruar, keq më vjen që kemi humbur, por ndaj Skënderbeu­t treguam se e kishim merituar këtë finale", tha Mezani. E ARDHMJA - Nën drejtimin e tij, Laçi ka arritur të sigurojë një vend në Kupat e Europës dhe ky është një sukses për bardhezinj­të që kanë një skuadër me lojtarë të rinj në moshë. Megjithatë, trajneri Gentian Mezani mendon për të ardhmen. "Na nevojiten pushime të shkurtra, pasi kemi pasur një vit të gjatë dhe lodhja ka qenë jashtëzako­nisht e madhe dhe stresi i vazhdueshë­m. Europën e arritëm për fat të mirë përmes kampionati­t", mbylli trajneri. Por, gjatë deklaratës së Mezanit, ka pasur edhe një ndërhyrje të trajnerit të Skënderbeu­t, Daja, që jo pa humor i thotë: "Të thashë që do e fitoja unë. Karrierën e ke para, ke kohë për të marrë Kupa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania