Panorama Sport (Albania)

Shfryn Takaj: UEFA po e përdor Skënderbeu­n si kavje

-

Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, i ftuar dje në emisionin "Fair Play" në televizion­in "News 24", drejtuar nga Enkeleida Zeko, ka folur për suksesin më të fundit dhe çështjen e UEFA-s, teksa sipas tij brenda 10 ditëve pritet përgjigjja nga KAS-i i Lozanës nëse skuadra korçare do të marrë pjesë ose jo në Ligën e Kampioneve. "Këtë futboll që ju po shihni këtë vit, Shqipëria nuk e ka parë kurrë. Nuk mendonte njeri që një ekip do shkonte në grupe. Do mbetemi te goli i Vasil Rucit, para 35 vjetësh? Unë po flas, sepse këtu po thuhet sikur këtu futbolli është i zi. Skënderbeu është në një standard tjetër, ne i kemi objektivat e qarta. Ne kemi 25 lojtarë dhe i kam shumë të shtrenjtë. Tolerime? Xhelal Mziu është parashikue­s i fortë, edhe me Partizanin e gjeti. Unë nuk merrem me këta që parashikoj­në ndeshjen. Ka fallxhorë nëpër rrugë. Ai kanë aftësi të gjejë rezultate", ka thënë fillimisht Takaj, për të folur më pas për dënimin nga UEFA. "Kemi çuar dosjen në KAS dhe presim përgjigjen për 10 ditë nëse luajmë ose jo në Champions. Nuk mund të dënohet një ekip në bazë të thashethem­eve. Po përdoremi si kavje, me eksperimen­te nga UEFA. Asnjë ekip nuk dënohet nga shkrimet në 'Facebook'. Do e shikojmë pasi të gjykohet nëse kjo është politike. Po krijohet një provë. Unë jam i qetë, nëse duan të na dënojnë politikish­t, është gjë tjetër. Nëse ka drejtësi, e kemi të fituar. Dënimi në fillim nga UEFA ishte për 51 ndeshje dhe tani flitet vetëm për 4 ndeshje", përfundoi presidenti i Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania