Panorama Sport (Albania)

Batha i ikur, Partizani i ri varet nga Skënderbeu

Fillimi i punës kushtëzohe­t nga dënimi i korçarëve

- ILIR CARA

I driz Batha është produkt i shkollës së kuqe dhe ka kontribuar për Partizanin edhe në momentin më "të errët" të klubit, në Kategorinë e Dytë. Batha u kthye te "demat" para katër vitesh me kërkesë të Shpëtim Duros dhe tashmë duket se ka ardhur momenti i ndarjes. Është bërë si një rregull i pashkruar te Partizani se kur të "gradojnë", të bëjnë gati edhe fletën e largimit. Pas lënies së shiritit nga ana e Alban Hoxhës në fillim të sezonit, Batha u gradua si kapiten, por që nuk i solli fat. 26- vjeçarit i mbaron kontrata në fund të qershorit dhe del lojtar i lirë. Deri në këto momente klubi dhe kapiteni nuk arritur që të kënaqin njëri- tjetrin për të rënë dakord për rinovimin e kontratës. Kapiteni i të kuqve konsideroh­et i ikur nga Partizani, por mësohet se ai do ta respektojë kontratën deri në ditën e fundit dhe më pas do të vendosë për të ardhmen. Partizani ka ende shans për ta mbajtur kapitenin nëse i plotëson kushtet, pasi dihet se drejtuesit i kanë ofruar një kontratë me parametra më të ulët. Gjithsesi, e ardhmja e kapitenit të kuq është deklaruar me kohë, pasi "Panorama Sport" ishte e para që zbuloi parakontra­tën me Kukësin. Por, mësohet se Batha po shqyrton edhe mundësinë për të nisur një aventurë jashtë vendit. "Panorama Sport" tentoi të marrë një prononcim nga kapiteni i të kuqve, në lidhje me situatën e tij, por Batha pohoi se aktualisht është i fokusuar te pushimet. "Kemi nisur pushimet dhe tani dua të qetësohem disa ditë. Pasi të më mbarojë kontrata aktuale, do të shikoj se çfarë do të bëj", u shpreh shkurt kapiteni i Partizanit, Idriz Batha.

VARËSIA NGA SKËNDERBEU - Partizani e mbylli sezonin 2017-2018 në vendin e pestë dhe sipas rregullave është jashtë Kupave të Europës. Por, pezullimi me 10 vite që UEFA i ka dhënë Skënderbeu­t u jep mundësi të kuqve të sigurojnë një biletë europiane edhe nga vendi i pestë. Kjo mbetet për t'u konfirmuar në fillim të qershorit. Në këtë situatë, llogaritë e Partizanit kanë lidhje me Skënderbeu­n. Momentalis­ht, të gjitha mediat europiane, te skuadrat që pritet të marrin pjesë në Champions nga Shqipëria, radhisin Kukësin si të dytin në renditje, duke e shoqëruar me

sqarimin se Skënderbeu është pezulluar për 10 vite nga UEFA. Nëse realizohet ky skenar, me korçarët jashtë Europe, i bie që Kukësi të marrë pjesë në Champions, ndërsa Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të përfaqësoj­në Shqipërinë në Ligën e Europës. Fillimi i punës për sezonin e ri të Partizanit varet

nga korçarët, pasi nëse marrin pjesë në Europë, drejtuesit duhet të emërojnë menjëherë trajnerin dhe stafin teknik, si dhe të përcaktojn­ë axhendën. Edhe merkatoja e "demave" është në dorë të Skënderbeu­t, pasi nëse dënohen, të kuqtë presin që të afrojnë disa lojtarë, me të cilët thuhet se kanë nisur kontaktet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania