Panorama Sport (Albania)

Tavo: Bisedoj me Likën, nuk kam vendosur asgjë

Luftëtari/ Flitet për një largim të trajnerit, por presidenti gjirokastr­it ka version tjetër

-

Luftëtari firmosi zyrtarisht mesjavën e shkuar përfaqësim­in në Ligën e Europës, pas fitores 1- 2 në "Roza Haxhiu" ndaj Lushnjës. Hipotekimi i vendit të tretë në klasifikim pa dyshim është sukses më vete për gjithë ansamblin bluzi. Pjesë e suksesit të gjirokastr­itëve është edhe "arkitekti" i Luftëtarit, Hasan Lika, i cili edhe pse nuk e nisi me "këmbën duhur" aventurën me bluzinjtë, në fund ia doli të prekte historinë. Për gjithë kontributi­n dhe aftësitë profesiona­le Lika ka marrë përgëzimet e të gjithëve në qytetin e gurtë. Në festën e 24 majit të organizuar në Pallatin e Sportit, presidenti Grigor Tavo, teksa përcolli urimet dhe falënderim­et e të gjithëve për arritjen historike, mes të tjerave pati thënë: "Që historia të shkruhet, aktorët duhen përgëzuar që të gjithë pa përjashtim, komandanti (Lika) mbi të tërë". E ndërsa gara e ethshme e sezonit të sapombyllu­r dha verdiktin e saj, në kampin bluzi përfundimi i kontratës së trajnerit Lika në fund të majit duket se do të shndërrohe­t në telenovelë më vete. Ka zëra se në vend të Likës mund të vijë një trajner slloven. Pas prononcimi­t të Likës një ditë më parë për "Panorama Sport", lidhur me të ardhmen e tij në krye të stolit bluzi, vjen edhe reagimi i presidenti­t Grigor Tavo: "Unë jam shprehur edhe më parë se asgjë nuk është mbyllur për çështjen në fjalë. Jam ulur dhe do të ulem sërish në tavolinën e bisedimeve me trajnerin Lika për të sqaruar në detaje gjithçka që ka të bëjë me të qënurin e tij, ose jo, si trajner te Luftëtari. Ai (Lika) ka paraqitur kërkesat e tij, ne kemi të tonat dhe vetëm kaq. Në ditët pasardhëse gjithçka do të bëhet e ditur. Çfarë mund t'ju them më shumë?". Hasan Lika e mori drejtimin e Luftëtarit në javën e shtatë, një javë shokuese jo vetëm për trajnerin kryeqyteta­s, por për gjithë Gjirokastr­ën. Fitorja e parë nën drejtimin e Hasan Likës erdhi në shtëpi, 2-0 ndaj Lushnjës. Pas këtij trepikëshi, kurba e rezultatev­e të Luftëtarit të Likës erdhi në rritje duke hyrë në histori në fund, pasi siguruan pjesëmarrj­en për herë të parë në Kupat e Europës. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania