Panorama Sport (Albania)

Rinovimet, ja lojtarët që do të ftohen të parët nga klubi

-

Flamurtari nis këtë javë rinovimet e kontratave të lojtarëve. "Panorama Sport" zbulon pesë lojtarët e parë që pritet të ulen në bisedime me drejtuesit e klubit. Vlonjatët synojnë që të mbajnë për sezonin e ri disa nga lojtarët kryesorë që mbyllën sezonin. Në këto kushte, me ta pritet që të ulen e të negociohet për një rinovim të mundshëm. Flamurtari kërkon që të rikonfirmo­jë në portë Adis Nurkoviç. Mësohet se më këtë të fundit, këtë javë të ketë një takim ku do t'i jepet edhe oferta. Një tjetër lojtar që do të thirret nga drejtuesit e klubit gjatë kësaj jave është edhe Artim Pollozhani. Përpara përfundimi­t të sezonit u duk se Pollozhani nuk do të rinovonte për shkak të moshës, por drejtuesit kanë ndërruar mendje duke parë frymën që lojtari sjell në grup. Në diskutime drejtuesit do të ulen edhe me tre lojtarë të tjerë, që janë ndër të parët që do t'u ofrohet rinovimi. Bëhet fjalë për Mustën, Siljanovsk­in dhe Useinin. E ndërsa Flamurtari kërkon të mbajë pesë lojtarët e sipërpërme­ndur, gjithçka do të varet edhe nga vetë ata. Këta të fundit kanë oferta edhe nga klubet e tjera, të cilat janë duke i shqyrtuar. Duket se klubi ka "blinduar" tashmë të rinjtë Deliaj, Sali, Maze, Hyseni, Rrapaj dhe Tushi, për të cilët konfirmohe­t zyrtarisht që do të jenë pjesë e Flamurtari­t të sezonit të ri.

LARGIMET- Shumë lojtarë do të largohen. Burime pranë klubit, pohojnë për "Panorama Sport" se pjesa më e madhe e lojtarëve, të cilëve u përfundon kontrata, do të largohen. Klubi nuk do të rinovojë me pjesën më të mirë të tyre. Deri tani janë disa lojtarë ku ' peshorja' anon më shumë drejt largimit. Kapiteni Tomislav Bushiç është dobësuar shumë në pozita me klubin, pasi nuk ka qenë në pritshmëri­të e dëshiruara. Po ashtu, edhe lojtarët e tjerë si Bicaj, Veliu, Nedljekovi­ç, Zuka, Kamara apo edhe Tunkara nuk e kanë të sigurt rinovimin. Kjo, jo vetëm nga dëshira e drejtuesve, por edhe nga ofertat që lojtarët mund të kenë nga klubet e tjera. Flamurtari "në ajër"- Sinan Idrizi ka paralajmër­uar stafin teknik dhe drejtuesit e klubit se do të largohen të gjithë për shkak se nuk e kanë justifikua­r dhe se nuk ka asnjë tolerim për daljen nga objektivat. E ndërsa është shprehur i qartë në këtë vendim, nuk dihet se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të klubit vlonjat. Po ashtu, Flamurtari­t do t'i duhet që punën ta nisë që nga trajneri i ri. Deri më tani gjërat edhe në këtë çështje janë pezull. Kompanive turke u përfundon në fund të muajin korrik kontrata e administri­mit të klubit. Gjërat janë "në ajër" edhe në këtë drejtim. Administra­tori Idrizi kërkon privatizim­in e klubit. Edhe pse flitet se diçka ka ecur, për të arritur te ky proces, nuk ka ende gjë konkrete. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania