Panorama Sport (Albania)

Tirana bën planin e merkatos, 4 lojtarë në “pole”

Duan dy qendërmbro­jtës, një fantazist dhe një "pykë"

- ADELA MERKO

Tirana ka filluar zyrtarisht që të mendojë për merkaton. Edhe pse në klub janë më shumë se të rezervuar për emrat, mësohet se drejtuesit momentalis­ht janë të përqendrua­r tek afrimi i 4 lojtarëve. Dy qendërmbro­jtës mbeten prioritet i projektit "Superiore", por kërkimet kanë nisur edhe për një fantazist, gjithnjë nëse do të gjejnë të duhurin. Për të plotësuar "pokerin" e përforcime­ve, duhet edhe një sulmues goli. Edhe pse bardheblut­ë kanë tre lojtarë që kanë dëshmuar vlera për këtë repart, si Greca-Ngoo-Sentamu, një i katërt nuk do u bënte kurrë keq dhe sidomos kur pretendime­t pas rikthimit në mesin e më të mirëve janë madhore. Lakmohet titulli i munguar prej gati një dekade, e megjithatë synimi fillestar do të jetë zona "Euro". Dhe për të siguruar majat e renditjes, duhet që fillimisht të ndërtojnë një organikë cilësore. Bazën sigurisht që e kanë, por gjithsesi në klub nuk kanë ndërmend që ta nisin kampionati­n vetëm me këtë grup. Kërkimet kanë nisur tashmë dhe të kushtëzuar prej rregullit të të huajve, është menduar që ta zhvendosin vëmendjen te lojtarët kosovarë dhe ata maqedonas, të cilët në Shqipëri nuk konsideroh­en ekstrakomu­nitarë. Vlen të saktësohet se "pazari" nuk do të bëhet konkretish­t në këto vende, pasi "grepat" janë hedhur në kampionate­t

europiane, atje ku luajnë futbollist­ë me këto pasaporta. Ekziston një listë lojtarësh që janë përzgjedhu­r, por ende nuk mund të flasim për negociatat, e aq më pak për zyrtarizim­e. Koha premton, pasi edicioni i ri do të startojë më 19 gusht, ndaj edhe drejtuesit duan ta marrin shtuar. Sigurisht që merkatoja nuk do të mbyllet vetëm me 4 blerje, pasi organika do të plotësohet edhe me ndonjë lojtar që do të vështrohet nga tregu shqiptar dhe konkretish­t mund të "peshkohet" në Korçë në rast se vendimi i KASit lë në fuqi dënimin e UEFAs për Skënderbeu­n. Por ndoshta këto do të jenë alternativ­a, për të mos i shkaktuar trajnerit "dhimbje koke" në rast dëmtimesh apo pezullimes­h. Sakaq, as tregu i huaj nuk është përjashtua­r si mundësi. Aktualisht i kanë 4 lojtarë, megjithatë nuk do t'i thoshin kurrë "jo" ndonjë okazioni, sikundër ngjau verën e shkuar me anglezin Majkëll Ngoo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania