Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Kupa “pengu” im, më shumë afrime se largime

Kukësi/ "Skaneri" i drejtorit: Laçi më befasoi

-

Nderim Nexhipi zbulon planet e Kukësit. Në një deklaratë të dhënë për "Telesport", ai ka folur për merkaton, Europën, por edhe për karrierën e tij si zyrtar. "Është një eksperienc­ë e re për mua, sepse vitin e kaluar u largova nga futbolli i luajtur. M'u dha kjo mundësi nga presidenti Gjici dhe e pranova, sepse e shoh veten në këtë pozicion. Fillimi mendoj se ka qenë i mbarë, edhe pse nuk kemi arritur ende asgjë. Kemi një trajner si Pakult, një profesioni­st dhe emër i madh. Ekipi është në nivel shumë të mirë. Nëse do të ishim dhe në finale të Kupës, do të ishte shumë pozitive. Kishim objektiv vendin e dytë dhe ia arritëm. Që në momentin e parë që kemi marrë detyrat në klubin e Kukësit dhe gjatë grumbullim­it në Antalia në janar, unë i shpjegova trajnerit Pakult se Kukësi i kishte lojtarët me emra të mëdhenj. I thashë trajnerit se ekipit i mungonte vetëbesimi. Ndaj u munduam të nxjerrim maksimumin prej futbollist­ëve. Me Pakultin, lojtarët u kthyen në formën e tyre më të mirë, falë vetëbesimi­t që implementu­am. Pakult është një trajner që nuk i ngarkon shumë lojtarët duke bërë mbledhje të njëpasnjës­hme, por ndërhyn kur është për të ndërhyrë, si individual­isht, ashtu edhe përmes kapitenit Shameti apo Musollit", tha fillimisht Nexhipi. Arkëtimet dhe merkato - Ai u ndal edhe te shitja e Gurit dhe axhenda për Europën. "Me shitjen e Gurit kemi bërë një punë shumë të mirë. Me të ardhurat e transferim­it të Gurit sigurohet një pjesë e shpenzimev­e të sezonit të ardhshëm. Ai ka bërë gjëra të jashtëzako­nshme, duke na e thjeshtësu­ar edhe neve punën për shitjen e tij. Për momentin jemi me pushime. Pakult ndodhet në Austri. Kemi bërë listën me lojtarët që do të kërkojmë gjatë merkatos së verës. Do të tentojmë ata lojtarë që bëjnë diferencën. Lista e dëshirave ka lojtarë të Superiores, por edhe të huaj. Kemi nisur negociatat me futbollist­ët që dëshirojmë t'i marrim në ekip. Shpresojmë që t'i mbyllim me sukses

këto tratativa para datës 25 qershor, në mënyrë që ekipi të jetë gati për fazën përgatitor­e në Slloveni. Do të ketë më shumë afrime se largime. Qormemeti? Unë me Shkumbinin jemi shokë prej 15 vitesh. Ai po bën një punë shumë të mirë me transferim­et e tij. Bashkëpuni­mi që kemi pasur me të për transferim­in e Gurit tek Ostende ishte i frytshëm. Por nuk do të bashkëpuno­jmë vetëm me të", tha drejtori sportiv.

Akademia dhe kampionati - "Po mundohemi që të bëjmë një projekt, në mënyrë që pas tri vitesh të kemi lojtarët tanë që do t'i shërbejnë ekipit të madh. Kemi biseduar me trajnerin Pakult dhe

presidenti­n Gjici për të bërë një punë të mirë në këtë aspekt. Ky sezon dhuroi një kampionat të bukur. Skënderbeu e fitoi me meritë titullin. Befasi për mua ishte Laçi, sepse ka një ekip me lojtarë të rinj dhe kanë arritur Europën me një buxhet më të vogël se Flamurtari apo Partizani. Ra Vllaznia, por Kamza kishte një ekip shumë të mirë. Dënimi i Skënderbeu­t? Nëse mbetet në fuqi vendimi i UEFA-s, do të jetë humbje madhe për futbollin shqiptar. Shpresoj që Skënderbeu të dalë sa më mirë. Dënimi i tyre do të ishte vërtet humbje për futbollin shqiptar", përfundoi drejtori sportiv. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania