Panorama Sport (Albania)

Teuta nis skarcimet, largohen edhe 3 lojtarë

Ikin Bilali, Alhasan dhe Mustafov, 5 të huaj pezull

-

Edhe pse drejtuesit e Teutës akoma nuk kanë zhvilluar një analizë për sezonin që sapo u mbyll, në Durrës ka filluar operacioni "fshesa". Pas largimit të mesfushori­t Ardit Hila, bregdetarë­t kanë ndërprerë bashkëpuni­min edhe me tre futbollist të tjerë. Fjala është për Amir Bilalin, Masahudu Alhasan dhe Burhan Mustafov. Largimi i këtij të fundit ishte i pritshëm, pasi maqedonasi ka grumbullua­r vetëm 306 minuta në Kategorinë Superiore dhe nuk ka dhënë ndonjë kontribut të madh në arritjen e objektivit "mbijetesë". E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Alhasan, që ka qenë një titullar në formacioni­n e Begejas, ashtu si edhe Bilali. Mbrojtësi i majtë, që mund të luajë edhe si mesfushor krahu, numëron 13 ndeshje prej së cilave 12 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe një gol. 25-vjeçari gjithashtu ka zbritur në fushë edhe në dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, kundër Skënderbeu­t. Ndërkohë Bilali luajti 17 takime në kampionat, ndërsa ka shënuar edhe një gol me fanellën e Teutës. Aktualisht, në skuadër janë pesë lojtarë të huaj, që akoma nuk dihet e ardhmja e tyre. Hugo De Marchi, Bojan Gjorgjievs­ki, Ante Hrkaç, Anel Dediç dhe Latif Amadu. E sigurt është se edhe mesfushori De Marchi do të largohet, pasi nuk ka

lënë gjurmë te Teuta, ndërsa ka regjistrua­r vetëm dy ndeshje. Disi më ndryshe është situata e Gjorgjievs­kit, Hrkaç, Dediç apo edhe Latif, të cilët prej paraqitjev­e të mira janë thuajse të konfirmuar për këtë vit. Presidenti Edmond Hasanbelli­u, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" ko-

hët e fundit, deklaroi se skuadra e sezonit të ri nuk do të ketë shumë lojtarë të huaj, por performanc­at e futbollist­ëve të sipërpërme­ndur mund t'u kenë prishur mendjen drejtuesve. "Unë kam konstatuar gjatë kësaj periudhe që është shumë e vështirë të ndërtosh një ekip kompetitiv me shumë lojtarë të huaj dhe

kjo është një nga arsyet e dështimit tonë. Në sezonin e ri boshti i skuadrës do të jetë me lojtarë shqiptarë", pati thënë Hasanbelli­u. Megjithatë, në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime konkrete edhe për Teutën e sezonit të ri, e cila pa dyshim do të ketë projekt më ambicioz. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania