Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dy muaj pa rroga, lojtarët do gjobiten

Vllaznia B drejt shkrirjes, s’do ketë më shumë të majme

- ADMIR URUÇI

ojtarët e ekipit të Vllaznisë mësohet se kanë dy muaj pa marrë pagat e tyre. Kjo pa marrë parasysh pagën e muajit maj që siç dihet, merret në ditët e para të qershorit. Por, një gjë e tillë nuk është parë si një nga shkaqet që çuan ekipin në rënien nga Superiorja. Vonesat nuk kanë qenë të pazakonta në klubin shkodran, kjo për arsye procedural­e, por gjithsesi klubi ka qenë tepër korrekt në fund me pagesat. Vonesat kanë qenë të justifikue­shme për arsyen e lëvrimit të fondeve. Mirëpo, tani gjërat nuk duket se janë më si në sezonet e shkuara. Rënia e ekipit në Kategorinë e Parë nuk ka irrituar vetëm tifozët e shumtë të Vllaznisë, specialist­ët e këtij sporti, por së tepërmi mësohet se ka irrituar edhe drejtuesit e klubit. Kjo duke filluar që nga kryebashki­akja Voltana Ademi e duke vazhduar me të tjerët deri te punonjësit më të thjeshtë në klubin shkodran. Ajo që po përflitet është se ndaj lojtarëve do të ketë penalizime, por deri në çfarë mase mund të shkojnë ato, një gjë e tillë nuk dihet. Nga sa mësohet, rroga e majit nuk vihet në dyshim që do të mbahet si gjobë për mosarritje­n e atij objektivi minimal që kishte klubi, mbijetesa. Por, ende nuk dihet nëse drejtuesit e klubit mund të penalizojn­ë lojtarët me pagat e muajve mars e prill. Gjithsesi, deri tani vetëm paga e majit mësohet se do t'u mbahet të gjithë lojtarëve si gjobë.

KONTRATAT - Nëse Vllaznia do të vazhdojë të jetë në duart e bashkisë, edhe në sezonin e ri, ajo që bëhet e ditur është se lojtarët që do

të jenë pjesë e këtij ekipi nuk do të kenë pagat që përfituan disa nga futbollist­ët e këtij ekipi në sezonin që u mbyll. Shumat që përfitonin shumë prej lojtarëve ishin të majme, madje të krahasuesh­me me disa prej lojtarëve në ekipet elitare të

futbollit tonë. Në kontratat e reja, një gjë e tillë, nuk pritet që të ndodhë. Rënia në Kategorinë e Parë do të ulë ndjeshëm edhe pagesat e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit të Vllaznisë në të ardhmen.

VLLAZNIA B

-

Duke

parë këtë situatë të vështirë, drejtuesit e klubit po mendojnë shkrirjen e Vllaznisë B. Edhe pse skuadra ia doli të mbijetonte në të Parën pas finales që luajti me Orikumin, nuk mund të qëndronte në këtë kategori, pas rënies së skuadrës së parë.

Por, fondet e limituara të bashkisë, mund të çojnë në shkrirjen e ekipit të dytë të Vllaznisë. Skuadra e dytë është përdorur gjatë dy viteve të fundit si një mundësi që shumë lojtarë që nuk gjenin vend te ekipi i parë, luanin me skuadrën B.

Por, tashmë që Vllaznia ra në Kategorinë e Parë për të reduktuar shpenzimet, sipas të gjitha gjasave, do të vendoset për shkrirjen e Vllaznisë B. Në Shkodër, tifozët dhe drejtuesit kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga rënia e skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania