Panorama Sport (Albania)

Shkëlqejnë moshat, Hasani: Ka shumë talente

-

Ekipi i 19-vjeçarëve të Vllaznisë ka mbërritur në gjysmëfina­let e kampionati­t, ndërsa U-17 e drejtuar nga Nefail Zhejani ka mbërritur në finalen e kësaj grupmoshe. Kjo është një arritje për futbollin shkodran të moshave që gjithmonë është në majë, ndërsa skuadra e parë këtë sezon bie nga kategoria. Drejtori sportiv i akademisë Vllaznia, Alban Hasani e quan shumë pozitive faktin që dy skuadrat e akademisë kërkojnë titullin kampion. Ndërsa shpreson që vëmendja e drejtuesve të klubit të jetë pikërisht te djemtë e akademisë Vllaznia. "Ne kemi shpresa të mëdha si me ekipin e 17-vjeçarëve që kemi finalen ditën e martë, e po ashtu edhe me U-19 që sot luan takimin gjysmëfina­l. Ne kemi dy ekipe shumë të mira dhe cilësore. Në të dyja skuadrat ka shumë elementë cilësorë po si zakonisht këto vitet e fundit është e kotë të flasësh, pasi s'ia vë kush veshin. Këta zotërinjtë e ekipit të parë nuk ia kanë vënë shumë veshin. Gjithsesi, unë mendoj se te dy skuadrat tona të akademisë, sidomos tek U-19, ka lojtarë të talentuar si Gruda, Smajli, Fikaj, Palushani që janë një e ardhme e sigurt për ekipin e parë. Ne shpresojmë që rënia e skuadrës së parë të mos i demoralizo­jë këta djem. Mosfunksio­nimi dhe koordinimi me strukturat lart na ka shkatërrua­r krejtësish­t punën tonë. Megjithatë, kjo është për të ardhmen e afërt. Tani, mendja jonë është e fokusuar te dy ekipet e akademisë, të cilat shpresojmë që të shpallen kampionë për të treguar vlerat e tyre, por edhe punën që bëhet në akademinë Vllaznia", ka deklaruar drejtori sportiv, Alban Hasani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania