Panorama Sport (Albania)

Sekreti i Apolonisë, të rinjtë japin garanci

Ndërthurja e futbollist­ëve të rinj me ata me eksperienc­ë funksionoi shumë mirë këtë sezon

-

Sekreti i Apolonisë së sezonit 2017-2018 ka qenë alternimi i futbollist­ëve të përvojës me lojtarët e rinj. Në fillim të sezonit u larguan nga skuadra një numër i konsiderue­shëm futbollist­ësh me peshë, por mbeti një bërthamë e lojtarëve të përvojës, konkretish­t: Dimo, Hysenshaha­j, Broshka, Çako, duke përfshirë edhe Brakën, Trokën, Andonin dhe Krasniqin. Skuadra u kompletua me futbollist­ë të tjerë, si: Kuçi, Duda, Velo, Llambi etj., dhe me kalimin e javëve stafi teknik filloi të mendonte për më tepër hapësira edhe për të rinjtë e ekipit, si: Sota, K. Mehmeti, Gjata e gjer tek Omeri, Grëmbi dhe Hebeja. Dhe arritja e vendit të tretë është sukses për këtë skuadër. Problemi tashmë mbetet për sezonin e ardhshëm. Cilët do të jenë lojtarët që do të largohen? A do të ruhet bërthama e lojtarëve që marrin ekipin për dore dhe që kanë aftësinë të bëhen udhëheqës edhe për të rinjtë e skuadrës? Fillimi i profilit të Apolonisë së ardhshme do të duket në ditët e para të qershorit. ANDONI - Dejan Andoni, mesfushori 23-vjeçar i skuadrës fierake, ka fituar më tepër minuta gjatë këtij sezoni. I aktivizuar 1191 minuta në 17 ndeshje, 12 prej të cilave si titullar, duke qenë dhe autor i 2 golave. Është një futbollist i disiplinua­r dhe respektues i vendimeve të stafit teknik. I vetëdijshë­m për mundësitë që ka, Andoni është më kërkues ndaj vetes, duke e shprehur dhe si obligim premtues për të ardhmen. "Çdo skuadër funksionon si grup ku secili duhet të bëjë detyrën e vet. Tek Apolonia kolektivit­eti është i theksuar, ku gjithkush përpiqet për të dhënë më të mirën e vet. Në këtë kontekst, edhe unë jam munduar të angazhohem në maksimum sa herë kam luajtur. Apolonia ka një profil të qëndrueshë­m me futbollin shqiptar që besoj se do të përforcohe­t dhe në të ardhmen. Sa i përket interesimi­t tuaj për vazhdimësi­në, do të flasim në kohën dhe momentin e duhur, kur të jetë qartësuar gjithçka në komunikimi­n e përbashkët me drejtuesit e klubit", shprehet për "Panorama Sport", Dejan Andoni i Apolonisë. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania