Panorama Sport (Albania)

Elbasani në gjykatë, Laze: Marrëveshj­e e re

Ish-presidenti: Kjo çështje do zgjidhet shpejt

- VLADIMIR MEMA

Aksionet e Elbasan it janë të destinu ara për të shkuar në gjykatë. Fakti që kompania angleze ka tejkaluar çdo afat për likuidimin e aksionerëv­e, ka bërë që Bashkia Elbasan dhe Arben Laze të kërkojnë zgjidhjen e marrëveshj­es. Në një prononcim për "Panorama Sport", Arben Laze tregon edhe arsyet e zvarritjes së kësaj çështjeje, teksa përpara çdo gjëje është treguar humanist dhe paratë janë lënë në plan të dytë. "Së pari, dua të shpreh ngushëllim­et e mia në emër të klubit të Elbasanit për ndarjen nga jeta të Donald Shenës, njërit prej njerëzve që ishte pjesë e kompanisë që bleu aksionet e klubit. Bëri përpjekjet e tij për t'i qëndruar pranë klubit, por më pas problemet me shëndetin bënë të vetën", ishte ngushëllim­i i ndjerë i Lazes. Donald Shena ishte shqiptari që së bashku me dy aksionerë të huaj blenë aksionet e KF Elbasanit, por u nda nga jeta tri ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Duhet thënë se ato pak para që janë dhënë gjatë kësaj periudhe për klubin kanë ardhur pikërisht nga Shena. Lojtarët morën tri rroga përgjatë këtij sezoni, por shkëputja e Shenës për shkak të sëmundjes bëri që klubi të kishte probleme financiare. SITUATA

Në bisedën e tij, Laze sqaron situatën me aksionet e klubit dhe ka besim se gjithçka do te zgjidhet. "Siç e thashë edhe më lart, në bazë të kontratës, ne mund ta prishnim shumë më herët marrëveshj­en. Por, në një situatë kur dikush po lufton me jetën, është e tepërt të vësh paratë dhe interesin përpara jetës së dikujt. Unë personalis­ht nuk e bëja dot një gjë të tillë, ndaj edhe i shtymë gjërat kaq gjatë. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk ndërmorëm asnjë hap në të kaluarën. Tani jemi në situatë kur kjo çështje do të marrë zgjidhje në të mirë të klubit dhe sigurisht Elbasani do të rimëkëmbet. Unë e kam thënë edhe më herët, me anglezë, pa anglezë, me mua apo dikë tjetër, klubi do të rikthehet aty ku i takon", sqaroi më tej Laze. Me sa duket, muajt e verës do të jenë të "nxehta" me çështjen e aksioneve. Shpresohet vetëm që kjo histori të mbyllet pa u nisur ende kampionati i ri, në mënyrë që klubi të fillojë organizimi­n. Me prishjen e marrëveshj­es me anglezët, pritet që të kërkohen investitor­ë të rinj për Elbasanin. Të gjithë në Elbasan janë me sytë nga skuadra dhe presin që të ndërtohet një ekip i madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania