Panorama Sport (Albania)

Derbi i “zjarrtë” në Fier, Lushnja paqe me Tomorin

-

U luajtën dje ndeshjet e radhës në kampionate­t e moshave, U17 dhe U-19. Kategoria Superiore për moshat përfundoi javën e kaluar, ndërsa për sa i përket Kategorisë së Parë, kanë mbetur edhe dy javë.

U-17

Lushnja dhe Tomori sfiduan vapën e madhe në stadiumin "Roza Haxhiu". Përmes një rivaliteti të fortë, skuadrat fqinje morën një barazim të drejtë. Ali Sparthara kaloi Tomorin në avantazh, teksa depërtoi dhe goditi saktë brenda zonës. Por, dy minuta më vonë, Blendi Bejte barazoi për Lushnjën me një diagonale të bukur nga e majta. Në pjesën e dytë përpjekjet për fitore nga të dy palët kanë qenë të shumta, por pa sukses. Në Fier u luajt një ndeshje derbi mes dy skuadrave fierake të futbollit për U-17. Vetëm goli ka munguar: shtylla, penallti të humbura nga secila skuadër, ndëshkime me kartonë të verdhë, madje dhe të kuq për kapitenin e Apolonisë, Ledion Mehmeti. Të gjitha janë tregues i një lufte të fortë sportive mes të dyja ekipeve, të cilat kanë kërkuar me ngulm t'i shkëpusnin fitoren njëra- tjetrës, me epërsi të luhatshme, duke kaluar gjatë ndeshjes sa në njërin kah në tjetrin. Vlen për t'u përmendur që të dyja skuadrat kanë shpërdorua­r penallti: së pari, Zijaj i Apolonisë ka gjuajtur jashtë në minutën e 45-të, ndërsa pas 5 minutash ka qenë Dalipi i Fierit, që ka goditur shtyllën pas goditjes nga pika e bardhë. Gjithsesi, barazimi ka qenë rezultati më i drejtë për atë që të dyja skuadrat kanë dhënë në fushë.

U-19

Apolonia ka mundur 0- 3 në transfertë skuadrën e Pepës për të rinj. Fillimisht fierakët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Ferkos. Me startimin e së dytës është Mihana ai që dyfishon shifrat për miqtë, ndërsa Omeri hipotekon fitoren. Pavarësish­t mundësive për shënim të vendësve të Pepës, nuk ia dolën dot që të realizojnë të paktën një gol. Një takim i dominuar nga miqtë që morën 3-pikëshin. Ndërsa, në "Roza Haxhiu" është luajtur në temperatur­a të larta, mbi 30 gradë. Nën diellin përvëlues Lushnja mundi Vlorën, 1-0. A.Alushi/ B.Rama/ V.Mema GOLAT: Bejte 33'/ Sparthara 31'

LUSHNJA: Goga, Mezini (Myzeqari 41'), Sheme (Rançi 41'), Gjyla (Seb.Sefa 54'), Bejte, Daka, Shano (Karame 41'), D.Çela, Ceka, Vrapi, Allkanjari (Hajdari 41'). Trajner: Ar.Hysko

TOMORI: Bajrami, Karadaku, Kakani, Guri, Kosova, Hada, Sparthara, Bullari, Toska(Tabaku 49'), Shulla, Arëza. Trajner: S.Dule GJYQTARË: M.Dyrmishi, E.Aliaj (Poliçan), R.Zaimi (Tiranë) DELEGAT: Kujtim Sakuta(Durrës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania