Panorama Sport (Albania)

Hasalla: Po djegin të rinjtë, Lushnja e pashpresë

-

Blerim Hasalla, një nga ishfutboll­istët e njohur të Lushnjës, në një opinion për gazetën "Panorama Sport" është shprehur se kriza që po kalon futbolli lushnjar është evidente. E ulur këmbëkryq duke u bërë sehir të gjithë dashamirës­ve të futbolli verdhejesh­il të Lushnjës.

HASALLA

"Lushnja tregoi se ishte një skuadër shumë e dobët për Kategorinë Superiore. Kjo u pa që në fillim të kampionati­t. Pavarësish­t ndonjë shkëndije, skuadra ishte larg nivelit të Superiores dhe logjikisht u stakua shumë shpejt. Pra, u diferencua nga të tjerët. E mbylli kampionati­n me katër herë pikë më pak se Vllaznia. Mendoj se kriza e futbollit lushnjar është në çdo aspekt. Të gjitha gjërat janë thënë disa herë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe ky sezon që skuadra

ishte në Superiore u shoqërua nga mungesa e fushave të stërvitjes. Nga mungesa e llogaridhë­nies për humbjet javë pas jave. Bëhen 5, 10, 12 humbje dhe pastaj duket çudi që ekipi mori një rezultat pozitiv. Stadiumi është "tharë" nga mungesa e tifozëve. Futbolli i

Lushnjës është në kategoritë e ulëta edhe për moshat dhe nuk ka asnjë përgjegjës­i për këtë gjendje. Nuk bëhet një analizë e plotë dhe të gjenden mundësitë për të dalë nga gjendja. Pse ka munguar elementi i ri ose pse është djegur. Unë kam

qenë trajner i ekipit të të rinjve për një sezon dhe, pasi ekipi siguroi ngjitjen në Superiore, më larguan. Nuk afruan asnjë element të ri. Pra, që të qëndrosh, duhet të humbasësh. Kriza e futbollit lushnjar është ulur këmbëkryq dhe po shohim një situatë të pandryshua­r që

u bën sehir njerëzve që duan futbollin", është shprehur në opinionin e tij për gazetën ishfutboll­isti i njohur Blerim Hasalla.

PAPA

Lushnja e drejtuar nga Ilir Gjyla do të qëndrojë në stërvitje, ndaj sot në "Roza Haxhiu" do të jetë dita e parë e vëzhgimit e lojtarëve që mendohet të jenë verdhejesh­il për sezonin e ardhshëm. Te Lushnja ka disa largime të konfirmuar­a nga vetë lojtarët. Në dyshim për sezonin e ardhshëm është edhe mesfushori Enriko Papa, i cili për gazetën "Panorama Sport" u shpreh: "Sot do të sqarohen të gjitha, por deri më tani kam pasur 5- 6 oferta si nga Kategoria Superiore ashtu edhe nga jashtë vendit. Dhe, vështirë se do të vazhdoj me Lushnjën. Por, sot, do të sqarohen të gjitha", është shprehur Papa. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania